कुशीनगर

( Kushinagari )

Kushinagari, Kusinagari ose Kushinara është një qytet me sistem qeverisjeje nagar panchayat në distriktin e Kushinagarit të shtetit indian të Uttar Pradeshit, i vendosur rreth Autostradës Kombëtare 28 (National Highëay-28) dhe 52 km në lindje të qytetit të Gorakhpurit. Qeveria e Uttar Pradeshit ka propozuar që linja Kushinagar-Sarnath Buddha Expressway të lidh qytetet e pelegrinazhit Budist. Linja ekspres do jetë rreth 200 km e gjatë dhe do të pakësojë largësinë nga shtatë orë deri në një orë e gjysëm. Linja ekspres gjithashtu do të promovoi aksesin e lehtë nga qytetet e tjera Lindore të Indisë te AIIMS-i i propozuar pranë Gorakhpurit. Është një qendër e rëndësishme pelegrinazhi budist, ku budistët besojnë se Gautama Buda arriti Parinirvanan pas vdekjes së tij. Jashtë Indisë, është një Qendër Pelegrinazhi Ndërkombëtare Budiste. Ndjekësit e Budizmit, veçanërisht nga vendet aziatike, dëshirojnë ta vizitojnë këtë vend të paktën një herë gjatë jetës së tyre.<...Lexo akoma

Kushinagari, Kusinagari ose Kushinara është një qytet me sistem qeverisjeje nagar panchayat në distriktin e Kushinagarit të shtetit indian të Uttar Pradeshit, i vendosur rreth Autostradës Kombëtare 28 (National Highëay-28) dhe 52 km në lindje të qytetit të Gorakhpurit. Qeveria e Uttar Pradeshit ka propozuar që linja Kushinagar-Sarnath Buddha Expressway të lidh qytetet e pelegrinazhit Budist. Linja ekspres do jetë rreth 200 km e gjatë dhe do të pakësojë largësinë nga shtatë orë deri në një orë e gjysëm. Linja ekspres gjithashtu do të promovoi aksesin e lehtë nga qytetet e tjera Lindore të Indisë te AIIMS-i i propozuar pranë Gorakhpurit. Është një qendër e rëndësishme pelegrinazhi budist, ku budistët besojnë se Gautama Buda arriti Parinirvanan pas vdekjes së tij. Jashtë Indisë, është një Qendër Pelegrinazhi Ndërkombëtare Budiste. Ndjekësit e Budizmit, veçanërisht nga vendet aziatike, dëshirojnë ta vizitojnë këtë vend të paktën një herë gjatë jetës së tyre.

 Vendi ku trupi i Budës u mbajt për një javë përpara kremimit 1.5 km nga këtu

Kushinagari i tanishëm është identifikuar me Kushawatin (nga periudha para-Budës) dhe Kushinaran (në periudhën Budiste). Kushinara ishte kryeqyteti i Mallas, që ishte një nga gjashtëmbëdhjetë mahajanpadat e shekullit të VI p.e.s.. Që atëherë, ai mbeti pjesë tërësore e perëndorive të kohës si Dinastia Maurya, Shunga, Kushana, Gupta dhe Harsha. Në periudhën mesjetare, Kushinagari kaloi nën sovranitetin e mbretërve Kultury. Kushinara vazhdoi të jetë një qytet i gjallë deri në shekullin e XII dhe më pas u braktis, duke rënë në harresë. Padrauna besohet se është sunduar nga një aventurier Rajputas, Madan Singhu në shekullin e XV. Megjithatë, Kushinagari modernë u bë i njohur në shekullin e XIX me gërmimet arkeologjike të drejtuara nga Alexander Cunningham, drejtuesi i parë i Archeological Survey of India (ASI) dhe më vonë të drejtuara nga C. L. Carlleyle që zbuloi stupën kryesore dhe gjithashtu një statujë 6.10 metra të gjatë te Budës së shtrirë, në vitin 1876. Chandra Swami, një murg burmez, erdhi në Indi në vitin 1903 dhe e ktheu "Tempullin e Mahaparinirvanas" në një faltore aktive. Pas pavarësisë, Kushinagari mbeti pjesë e distriktit të Deorias. Më 13 maj 1994, ai u bë një distrikt i ri i Uttar Pradeshit.[1]

 Stupa e kremimit të Budës në KushinagarVend-vdekja dhe parinirvana e Budës

Në vitin 1896, Waddell sugjeroi se siti i vdekjes dhe parinirvanas së Gautama Budës ishte në rajonin e Rampurvas.[2] Megjithatë, sipas Maha-parinirvana Suttas, Buda e bëri udhëtimin e tij për në Kushinagar, vdiq dhe u kremua aty.[3][4] Studimet moderne, bazuar mbi dëshmitë arkeologjike, besojnë se Buda vdiq në Kushinagar, pranë Kasias moderne në Uttar Pradesh.[5][6][7][8] Ashoka ndërtoi një stupë dhe një sit pelegrinazhi për të shënuar parinirvanan e Budës në Kushinagara.[9] Mbretërit Hindu të Periudhës së Dinastisë Gupta (Shekulli i IV deri në shekullin e VII) ndihmuan gjerësisht të zmadhohej Stupën e Nirvanas dhe sitin e Kushinagarit, duke ndërtuar një tempull me statujën e Budës të shtrirë.[10][11] Ky sit u braktis nga murgjit budistë rreth vitit 1200, pasi ia mbathën ti shpëtonin ushtrive pushtuese myslimane, pas të cilës siti degradoi nën sundimin islamik që pasoi në Indi.[12][13] Arkeologu britanik Alexander Cunningham e rizbuloi Kushinagaran në fundin e shekullit të XIX dhe kolegu i tij A. C. L. Carlleyle zbuloi statujën 1,500 vjeçare të Budës.[11][14][15] Siti që atëherë është bërë një vend i rëndësishëm pelegrinazhi për budistët.[3][16] Dëshmitë arkeologjike nga shekulli i III p.e.s. sugjerojnë se siti i Kushinagarit ishte një qendër e lashtë pelegrinazhi.[3]

^ "Kushinagar History". kushinagar.nic.in. Marrë më 18 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Nuk lejohet formatim teksti në: |website= (Ndihmë!) ^ L. A. Waddell (1896). "A Tibetan Guide-book to the Lost Sites of the Buddha's Birth and Death". Journal of the Asiatic Society of Bengal: 279. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ a b c Lars Fogelin (2015). An Archaeological History of Indian Buddhism (në anglisht). Oxford University Press. fq. 23–4. ISBN 978-0-19-994822-2. ^ John Guy (1991). "The Mahabodhi temple". The Burlington Magazine. 133 (1059): 356–7. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ United Nations (2003). Promotion of Buddhist Tourism Circuits in Selected Asian Countries (në anglisht). United Nations Publications. fq. 23–4. ISBN 978-92-1-120386-8. ^ Kevin Trainor (2004). Buddhism: The Illustrated Guide (në anglisht). Oxford University Press. fq. 41. ISBN 978-0-19-517398-7. ^ Elizabeth Lyons; Heather Peters; Chʻeng-mei Chang (1985). Buddhism: History and Diversity of a Great Tradition (në anglisht). University of Pennsylvania Museum of Archaeology. fq. 17. ISBN 978-0-934718-76-9.;
Fred S. Kleiner (2009). Gardner's Art through the Ages: Non-Western Perspectives (në anglisht). Cengage. fq. 13, 31. ISBN 0-495-57367-1.
^ Huntington, John C. (shtator 1986), "Sowing the Seeds of the Lotus" (PDF), Orientations (në anglisht): 47, arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 nëntor 2014, marrë më 28 tetor 2016 ^ Akira Hirakawa; Paul Groner (1993). A History of Indian Buddhism: From Śākyamuni to Early Mahāyāna (në anglisht). Motilal Banarsidass. fq. 101. ISBN 978-81-208-0955-0. ^ Gina Barns (1995). "An Introduction to Buddhist Archaeology". World Archaeology (në anglisht). 27 (2): 166–8. ^ a b Robert Stoddard (2010). "The Geography of Buddhist Pilgrimage in Asia". Pilgrimage and Buddhist Art (në anglisht). Yale University Press. 178: 3–4. ^ Richard H. Robinson; Sandra Ann Wawrytko; Ṭhānissaro Bhikkhu (1996). The Buddhist Religion: A Historical Introduction (në anglisht). Thomson. fq. 50. ISBN 978-0-534-20718-2. ^ Mark Juergensmeyer; Wade Clark Roof (2011). Encyclopedia of Global Religion (në anglisht). SAGE Publications. fq. 148. ISBN 978-1-4522-6656-5. ^ Asher, Frederick (2009). "From place to sight: locations of the Buddha´s life". Artibus Asiae (në anglisht). 69 (2): 244. ^ Himanshu Prabha Ray (2014). The Return of the Buddha: Ancient Symbols for a New Nation (në anglisht). Routledge. fq. 74–5, 86. ISBN 978-1-317-56006-7. ^ Lars Fogelin (2006). Archaeology of Early Buddhism (në anglisht). AltaMira Press. fq. 42–3. ISBN 978-0-7591-1444-9.
Photographies by:
Statistics: Position
8709
Statistics: Rank
25525

Shto një koment të ri

CAPTCHA
Security
318574692Click/tap this sequence: 1123
Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Google street view

Videos

Where can you sleep near Kushinagari ?

Booking.com

What can you do near Kushinagari ?

8.720.093 visits in total, 407.503 Points of interest, 405 Destinations, 6.231 visits today.