Auschwitz-Birkenau

( Kampi i përqendrimit i Aushvicit )

Kampi i Auschwitz-Birkenau i njohur gjerësisht si Kampi i Aushvicit, është një nga kampet e përqëndrimit më famëkeq gjatë Luftës së Dytë Botërore.

I ndërtuar nga nazistët si kamp përqendrimi dhe vdekjeje, Aushvici ishte kampi më i madh i nazistëve dhe qendra më e madhe e vrasjeve masive e krijuar ndonjëherë. Gjatë ekzistencës së tij, në Aushvic u vranë 1.1 milionë njerëz, kryesisht hebrenj. Fillimisht qe një kamp përqendrimi për 10 mijë persona, por Aushvici u shndërrua gjatë luftës në një uzinë shfarosjeje masive dhe u shtri deri në tre kilometra, duke u pajisur me dhoma shtesë gazi të lidhura me krematoriume.

Aushvici është bërë simbol i vdekjes, holokaustit dhe shkatërrimit të hebrenjve evropianë.

Në vitin 1933, Partia Kombëtare Socialiste e Punës mori pushtetin në Gjermani, me diktatorin Adolf Hitlerin si lider i saj.

Pas pushtimit të Polonisë nga Gjermania Naziste, forcat pushtuese gjermane vendosën të nisin punën për ndërtimin e kampit Aushvic-Birkenau në jug të qytetit polak të Osviecim, rreth 70 km nga qyteti i dytë më i madh i Polonisë, Krakova.

Aushvici ishte kampi i parë që u ndërtua maj të 1940-ës në ish kazermat e vjetra ushtarake të Polonisë. Aushvic II apo i njohur ndryshe si Birkenau, u hap një vit më pas në tetor të vitit 1941, dhe më pas 4 dhoma të tjera gazi iu shtuan kampit për 3 muaj, gjer në janar të vitit 1942.[1] Që nga viti 1942, trupat SS filluan të deportojnë hebrejtë nga e gjithë Evropa në Aushvic. [2]

Struktura e shfarrosjes masive u dizajnua nga zyrtarët nazistë, në fund të vitit 1941, e quajtur ndryshe si “Zgjidhja Përfundimtare e Çështjes së Hebrenjve”. Vendimi për të vrarë e ekzekutuar të burgosurit hebrenj u mor gjatë Konferencës Wannsee, që u mbajt pranë Berlinit në janar të vitit 1942. U vendos që të burgosurit të vriten me gaz, në dhomat e ndërtuara enkas për këtë qëllim e të pajisura me gaz-vdekjeprurës Zyklon B.

Viktima e parë në këtë kamp u regjistrua disa muaj para dakordësimit të Zgjidhjes Përfundimtare,në shtator të 1941-shit, ku një i burgosur u vra në një nga dhomat e gazit.

^ "Historia e një krimi që ndryshoi përgjithmonë botën". A2News. 1 shkurt 2020. Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2022. Marrë më 15 gusht 2022. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura :2
Photographies by:
Statistics: Position
529
Statistics: Rank
174591

Shto një koment të ri

Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Security
238467519Click/tap this sequence: 7143

Google street view

Where can you sleep near Kampi i përqendrimit i Aushvicit ?

Booking.com
487.408 visits in total, 9.187 Points of interest, 404 Destinations, 34 visits today.