Context of Lihtenshtajni


Lihtenshtajni, (gjermanisht: Fürstentum Liechtenstein) zyrtarisht Principata e Lihtenshtajnit është një shtet alpin, gjermanisht-folës, pa dalje në det në Evropën Qendrore. Ai kufizohet nga Zvicra në perëndim e në jug dhe nga Austria në lindje e në veri. Sipërfaqja e tij është pak më shumë se 160 kilometra katrorë, dhe ka një popullsi prej 38.000 banorësh. Kryeqyteti i tij është Vaduz. Qyteti më i madh është Schaan. Lihtenshtajni ka produktin e brendshëm bruto për person më të lartë në botë, kur rregullohet nga pariteti i fuqisë blerëse. Lihtenshtajni gjithashtu ka një nga normat më të ulta të papunësisë në botë me 1.5%.

Lihtenshtajni është shteti më i pasur në botë (nisur nga PBB për frymë) dhe i vetmi vend që shtrihet tërësisht në Alpe. Ai njihet si një principatë dhe është një monarki kushtetuese e kryesuar nga një princ. Lihtenshtajni ndahet në 11 bashki. Pjesa më e madhe e terrenit të tij është malor, duke e bërë atë një destina...Lexo akoma


Lihtenshtajni, (gjermanisht: Fürstentum Liechtenstein) zyrtarisht Principata e Lihtenshtajnit është një shtet alpin, gjermanisht-folës, pa dalje në det në Evropën Qendrore. Ai kufizohet nga Zvicra në perëndim e në jug dhe nga Austria në lindje e në veri. Sipërfaqja e tij është pak më shumë se 160 kilometra katrorë, dhe ka një popullsi prej 38.000 banorësh. Kryeqyteti i tij është Vaduz. Qyteti më i madh është Schaan. Lihtenshtajni ka produktin e brendshëm bruto për person më të lartë në botë, kur rregullohet nga pariteti i fuqisë blerëse. Lihtenshtajni gjithashtu ka një nga normat më të ulta të papunësisë në botë me 1.5%.

Lihtenshtajni është shteti më i pasur në botë (nisur nga PBB për frymë) dhe i vetmi vend që shtrihet tërësisht në Alpe. Ai njihet si një principatë dhe është një monarki kushtetuese e kryesuar nga një princ. Lihtenshtajni ndahet në 11 bashki. Pjesa më e madhe e terrenit të tij është malor, duke e bërë atë një destinacion të sporteve dimërore. Shumë fusha të kultivuara dhe ferma të vogla karakterizojnë peizazhin e tij në jug (Oberland, tokës e sipërme) dhe në veri (Unterland, tokës e ulët). Vendi ka një sektor të fortë financiar që ndodhet në kryeqytet, Vaduz, dhe përcaktohet si një parajsë e taksave. Ai është anëtar i Shoqatës Euroiane të Tregtisë së Lirë dhe pjesë e Zonës Ekonomike Evropiane dhe Zonën e Shengenit, por jo i Bashkimit Europian.

Where can you sleep near Lihtenshtajni ?

Booking.com
489.333 visits in total, 9.196 Points of interest, 404 Destinations, 160 visits today.