Context of Jordania

Jordania, zyrtarisht Mbretëria Hashimite e Jordanisë (arabisht: المملكة الأردنية الهاشمية, transliterimi: al-Mamlakah al-Urdunīyah al-Hāshimīyah), është një mbretëri arabe në Azinë Perëndimore, në bregun lindor të lumit Jordan. Jordania kufizohet nga Arabia Saudite në jug dhe në lindje, nga Iraku në veri-lindje, nga Siria në veri, nga Palestina dhe Izraeli në perëndim, duke ndarë kontrollin e Detit të Vdekur, me këtë të fundit.

Pas shkëputjes së Azisë Perëndimore nga Britania dhe Franca pas Luftës së Parë Botërore, Emirati i Transjordanisë u njoh zyrtarisht nga Këshilli i Lidhjes së Kombeve në vitin 1922. Në vitin 1946, Jordania u bë një shtet i pavarur dhe sovran i njohur zyrtarisht si e Mbretërisë Hashimite e Transjordanisë. Pas marrjes së Bregut Perëndimor gjatë Luftës arabo-izraelite vitit 1948, Abdullah I mori titullin Mbret i Jordanisë dhe Palestinës. Emri i shtetit u ndryshua në Mbretëria Hashimite e Jordanisë, më 1 dhjetor 1946, por kjo n...Lexo akoma

Jordania, zyrtarisht Mbretëria Hashimite e Jordanisë (arabisht: المملكة الأردنية الهاشمية, transliterimi: al-Mamlakah al-Urdunīyah al-Hāshimīyah), është një mbretëri arabe në Azinë Perëndimore, në bregun lindor të lumit Jordan. Jordania kufizohet nga Arabia Saudite në jug dhe në lindje, nga Iraku në veri-lindje, nga Siria në veri, nga Palestina dhe Izraeli në perëndim, duke ndarë kontrollin e Detit të Vdekur, me këtë të fundit.

Pas shkëputjes së Azisë Perëndimore nga Britania dhe Franca pas Luftës së Parë Botërore, Emirati i Transjordanisë u njoh zyrtarisht nga Këshilli i Lidhjes së Kombeve në vitin 1922. Në vitin 1946, Jordania u bë një shtet i pavarur dhe sovran i njohur zyrtarisht si e Mbretërisë Hashimite e Transjordanisë. Pas marrjes së Bregut Perëndimor gjatë Luftës arabo-izraelite vitit 1948, Abdullah I mori titullin Mbret i Jordanisë dhe Palestinës. Emri i shtetit u ndryshua në Mbretëria Hashimite e Jordanisë, më 1 dhjetor 1946, por kjo nuk u bë e zakonshme të përdoret deri disa vjet më vonë.

Edhe pse Jordania është një monarki kushtetuese, mbreti mban pushtet të gjerë ekzekutiv dhe legjislativ. Jordania është klasifikuar si një vend i "zhvillimit të lartë njerëzor" nga Raporti i Zhvillimit Njerëzor i vitit 2014, dhe një treg në zhvillim, me ekonominë e tretë më të lirë në Azinë Perëndimore dhe Afrikën e Veriut (të 38-ën në botë). Jordania ka një ekonomi me "të ardhura mbi mesatare". Jordania gëzon "statusin e avancuar" me Bashkimin Evropian që nga dhjetori 2010, dhe është anëtare e zonës së tregtisë së lirë Euro-Mesdhetare. Ajo është gjithashtu anëtare themeluese e Lidhjes Arabe dhe e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI).

Phrasebook

Dy
اثنين
Tre
ثلاثة
Katër
أربعة
Pesë
خمسة
Gjashtë
ستة
Shtatë
سبعة
Tetë
ثمانية
Nëntë
تسع
Dhjetë
عشرة
më vjen keq
أنا آسف
Ku eshte tualeti?
أين الحمام؟
Internet
إنترنت

Where can you sleep near Jordania ?

Booking.com
8.847.578 visits in total, 407.503 Points of interest, 405 Destinations, 3.064 visits today.