Context of Egjipti i lashtë

Egjipti i lashtë ishte një qytetërim i lashtë në Afrikën Veriore lindore, i përqendruar në rrjedhat e lumit Nil, në atë që është sot shteti modern i Egjiptit.

Qytetërimi egjiptian filloi të ngrihej rreth 3150 p.e.s (sipas kronologjisë konvencionale egjiptiane) kur u krye bashkimi politik i Egjiptit të Sipërm e të Poshtëm nën faraonin e parë. Historia e Egjiptit të lashtë ndodhi në një seri Mbretërish të qëndrueshme, të ndara nga periudha paqëndrueshmërie të njohura si Periudhat e Mesme. Mbretëria e Vjetër i përket Epokës së Hershme të Bronzit, Mbretëria e Mesme dhe Mbretëria e Re Epokës së Vonë të Bronzit. Egjipti arriti pikun e fuqisë së tij gjatë Mbretërisë së Re, në periudhën e Ramsesit, pas së cilës filloi të binte ngadalësisht. Egjipti u pushtua radhë pas radhe nga fuqi të huaja gjatë kësaj periudhe të vone. Pas vdekjes së Aleksandrit të Madh, një nga gjeneralët e tij, Ptoleme Soteri, shpalli veten si sundues të ri të Egjiptit. Kjo Dinasti Ptolema...Lexo akoma

Egjipti i lashtë ishte një qytetërim i lashtë në Afrikën Veriore lindore, i përqendruar në rrjedhat e lumit Nil, në atë që është sot shteti modern i Egjiptit.

Qytetërimi egjiptian filloi të ngrihej rreth 3150 p.e.s (sipas kronologjisë konvencionale egjiptiane) kur u krye bashkimi politik i Egjiptit të Sipërm e të Poshtëm nën faraonin e parë. Historia e Egjiptit të lashtë ndodhi në një seri Mbretërish të qëndrueshme, të ndara nga periudha paqëndrueshmërie të njohura si Periudhat e Mesme. Mbretëria e Vjetër i përket Epokës së Hershme të Bronzit, Mbretëria e Mesme dhe Mbretëria e Re Epokës së Vonë të Bronzit. Egjipti arriti pikun e fuqisë së tij gjatë Mbretërisë së Re, në periudhën e Ramsesit, pas së cilës filloi të binte ngadalësisht. Egjipti u pushtua radhë pas radhe nga fuqi të huaja gjatë kësaj periudhe të vone. Pas vdekjes së Aleksandrit të Madh, një nga gjeneralët e tij, Ptoleme Soteri, shpalli veten si sundues të ri të Egjiptit. Kjo Dinasti Ptolemaike sundoi Egjiptin deri në vitin 30 p.e.r, kur u pushtua nga Perandoria Romake dhe u bë një provincë romake.

Suksesi i qytetërimit të lashtë egjiptian erdhi pjesërisht nga aftësia e tij për tu përshtatur me kushtet e Luginës së Nilit. Parashikimi i përmbytjeve dhe vaditja e vazhdueshme dhe e kontrolluar e luginës pjellore çoi në prodhimin në tepricë të të korrave, që çoi në zhvillimin kulturor e shoqëror. Me burimet rezervë, administrata nxiti shfrytëzimin e mineraleve që mund të nxirreshin nga lugina dhe zonat e shkretëtirës përreth, u zhvillua shkrimi egjiptian me hieroglife,u organizuan projekte bujqësore dhe ndërtimore, u zhvillua tregti me rajonet rrethuese dhe u krijua një force ushtarake për të mundur armiqtë e huaj dhe për të vendosur pushtetin dhe dominimin e Egjiptit. Për të motivuar dhe organizuar këto aktivitete ekzistonte një burokraci e shkruesve, liderëve fetarë dhe administruesve nën kontrollin e faraonit, i cili siguronte unitetin dhe bashkëpunimin e popullit egjiptian nën rregullat e besimit fetar egjiptian.

Disa nga arritjet e egjiptianëve të lashtë përfshijnë nxjerrjen e gurëve, ndërtimin e piramidave, tempujve dhe obeliskëve; u zhvillua matematika, mjekësia, vaditja dhe teknika të reja bujqësore për prodhimtari, anijet para, qeramika dhe teknologjia e qelqit, forma të reja të letërsisë dhe traktati i parë i paqes që njihet në histori. Egjipti la një trashëgimi të qëndrueshme e të pavdekshme. Arti dhe arkitektura e tij u imituan kudo, dhe gjërat antike të tij u shpërndanë në tërë cepat e botës. Gërmadhat monumentale të tij kanë frymëzuar imagjinatën e udhëtarëve dhe shkrimtarëve për shekuj me radhë. Interesi dhe respekti i rikthyer këto dy shekuj të fundit për gërmadhat dhe gjërat antike çoi në krijimin e hetimit shkencor të qytetërimit egjiptian dhe në një vlerësim më të lartë për trashëgiminë e tij kulturore, si për Egjiptin ashtu edhe për botën.

More about Egjipti i lashtë

Kronollogjia
  • Nga fundi i periudhës Paleolitike klima e thatë e Afrikës Veriore u bë edhe më e nxehtë dhe thatë duke bërë që popullsia që jetonte aty të mblidhej përgjatë luginës së Nilit dhe qysh kur njerëzit modernë gjahtarë-mbledhës filluan të banonin në këtë rajon në fund të Pleistocenit të Mesëm rreth 120 mijë vjet më parë, Nili ka qenë burimi i jetës për Egjiptin.[1] Toka pjellore e përmbytshme e Nilit u dha njerëzve mundësinë për vendosjen dhe krijimin e një ekonomie bujqësore dhe një shoqërie më të centralizuar e të sofistikuar, gjë që u bë gur themeli për qytetërimin njerëzor.[2]

    Periudha paradinastike

    Në kohërat Paradinastike dhe të Dinastisë së Hershme, klima e Egjiptit ishte më shumë herë më pak e thatë se sot. Rajone të mëdhaja të Egjiptit ishin të mbuluara me savana me pemë dhe të mbushura me thundrakë që kullotnin. Gjethnaja dhe fauna ishin të gjendura në të tërë mjediset dhe rajoni i Nilit kishte një popullatë të madhe të shpendëve të ujit. Gjuetia duhet të ketë qenë e zakonshme për egjiptianët dhe kjo është periudha kur shumë kafshë u zbutën për herë të parë.[3]

    ...Lexo akoma

    Nga fundi i periudhës Paleolitike klima e thatë e Afrikës Veriore u bë edhe më e nxehtë dhe thatë duke bërë që popullsia që jetonte aty të mblidhej përgjatë luginës së Nilit dhe qysh kur njerëzit modernë gjahtarë-mbledhës filluan të banonin në këtë rajon në fund të Pleistocenit të Mesëm rreth 120 mijë vjet më parë, Nili ka qenë burimi i jetës për Egjiptin.[1] Toka pjellore e përmbytshme e Nilit u dha njerëzve mundësinë për vendosjen dhe krijimin e një ekonomie bujqësore dhe një shoqërie më të centralizuar e të sofistikuar, gjë që u bë gur themeli për qytetërimin njerëzor.[2]

    Periudha paradinastike

    Në kohërat Paradinastike dhe të Dinastisë së Hershme, klima e Egjiptit ishte më shumë herë më pak e thatë se sot. Rajone të mëdhaja të Egjiptit ishin të mbuluara me savana me pemë dhe të mbushura me thundrakë që kullotnin. Gjethnaja dhe fauna ishin të gjendura në të tërë mjediset dhe rajoni i Nilit kishte një popullatë të madhe të shpendëve të ujit. Gjuetia duhet të ketë qenë e zakonshme për egjiptianët dhe kjo është periudha kur shumë kafshë u zbutën për herë të parë.[3]

     
    Një poç tipik i kulturës Naqada II dekoruar me gazela. (Periudha Paradinastike)

    Rreth 5500 p.e.r, fise të vogla që jetonin në Luginën e Nilit kishin zhvilluar një larmi kulturash që shfaqnin kontroll të plotë të bujqësisë dhe blegtorisë dhe të dallueshëm nga poçaria dhe mjetet personale, si krehërët, byzylykët dhe rruazat. Më e madhja e këtyre kulturave të hershme në Egjiptin e Epërm, Badari, njihej për cilësinë e lartë të qeramikës, veglave të gurit dhe përdorimit të bakrit.[4]

    Në Egjiptin e Veriut, Badarit ndiqeshin nga kulturat Amratiane dhe Gerzeane,[5] të cilat sollën disa përmirësimë teknologjike. Në kohërat Gerziane, prova të hershme gjenden për kontaktin e tyre me Kananët dhe bregun e Biblosit.[6]

    Në Egjiptin jugor, kultura Naqada, e ngjashme me atë Badari, filloi të zgjerohej përgjatë Nilit rreth 4000 p.e.r. Aq herët sa Periudha I Naqada, egjiptianët paradinastikë importonin obisidian nga Etiopia, që përdorej për t’i dhënë formë majave të armëve dhe objekteve të tjera nga leskërit.[7] Në një periudhë rreth 1000 vjeçare, kultura Naqada u zhvillua nga disa komunitete të vogla bujqësore në një qytetërim të fuqishëm liderët e së cilës ishin në kontroll të plotë të njerëzve dhe burimeve të luginës së Nilit.[8] Duke vendosur një qendër pushteti në Hierakonpolis dhe më vonë në Abidos, liderët e Naqada III zgjeruan kontrollin e tyre të Egjiptit drejt veriut përgjatë Nilit.[9] Ata gjithashtu kryenin tregti me Nubinë në jug, me oazet e shkretëtirës perëndimore në perëndim dhe me kulturat mesdhetare lindore në lindje.[9]

    Kultura Naqada prodhonte një larmi të mirash materiale, tregues i pasurisë dhe pushtetit në rritje të elitës, si edhe mjeteve të përdorimit personal social, si krehërë, statuja të vogla, qeramikë të pikturuar, vazo guri dekorative të cilësisë së lartë, mjete kozmetike dhe bizhuteri të bëra nga ari, lazuli dhe fildishi. Ata zhvilluan edhe lustrën qeramike të njohur si fajanca dhe është përdorur deri në periudhën romake për të dekoruar filxhanë, hajmali dhe figurina.[10] Gjatë fazës së fundit paradinastike, kultura Naqada filloi përdorimin e simboleve të shkrimit që më vonë evoluan në sistemin e plotë të hieroglifeve të përdorura për të shkruar në gjuhën e lashtë egjiptiane.[11]

    Periudha e Hershme Dinastike
     
    Paleta Narmer paraqet bashkimin e Dy Tokave.[12]

    Në shekullin e 3-të p.e.r prifti Manetho e grupoi listën e gjatë të faraonëve nga Menesi në kohën e tij në 30 dinasti, një sistem i përdorur edhe sot.[13] Ai vendosi ta fillojë historinë zyrtare të tij me një mbret të quajtur "Meni" (ose Menes në greqisht) i cili mendohet të ketë bashkuar dy mbretëritë e Egjiptit të Sipërm dhe Egjiptit të Ulët (rreth 3100 p.e.r).[14] Tranzicioni në një shtet të bashkuar mund të ketë ndodhur më gradualisht se ç’thonë shkrimtarët e lashtë egjiptianë dhe nuk ka asnjë provë bashkëkohore të Menesit. Disa studiuesë tani besojnë, megjithatë, se Menesi mitik mund të ketë qenë faraoni Narmer, që paraqitet veshur me rroba dhe shenja mbretërore në Paletën Narmer si simbol i aktit të bashkimit.[15]

    Në Periudhën e Hershme Dinastike rreth 3150 p.e.r, Të parët nga faraonët Dinastikë forcuan sundimin tyre mbi Egjiptin e Ulët duke vendosur për kryeqytet Memfisin, nga i cili mund të kontrollonin forcën punëtore dhe bujqësinë e rajonit pjellor të deltës ashtu si dhe rrugët tregtare të rëndësishme e fitimprurëse për në Levant. Fuqia dhe pasuria në rritje e faraonëve gjatë periudhës së hershme dinastike reflektohet në varret e ndërlikuara të quajtura mastaba dhe strukturat e kultit të përmortshëm në Abidos, të cilat lartësonin faraonin e hyjnizuar pas vdekjes.[16] Institucioni i fuqishëm i mbretërisë që u zhvillua nga faraonët shërbente për të legjitimizuar kontrollin e shtetit mbi tokën, punën dhe burimet thelbësore për mbijetesën dhe rritjen e qytetërimit të lashtë egjipt.Egjipti është një qytetërim I lashtëNë Periudhën e Hershme Dinastike rreth 3150 p.e.r, Të parët nga faraonët Dinastikë forcuan sundimin tyre mbi Egjiptin e Ulët duke vendosur për kryeqytet Memfisin, nga i cili mund të kontrollonin forcën punëtore dhe bujqësinë e rajonit pjellor të deltës ashtu si dhe rrugët tregtare të rëndësishme e fitimprurëse për në Levant. Fuqia dhe pasuria në rritje e faraonëve gjatë periudhës së hershme dinastike reflektohet në varret e ndërlikuara të quajtura mastaba dhe strukturat e kultit të përmortshëm në Abidos, të cilat lartësonin faraonin e hyjnizuar pas vdekjes.[23] Institucioni i fuqishëm i mbretërisë që u zhvillua nga faraonët shërbente për të legjitimizuar kontrollin e shtetit mbi tokën, punën dhe burimet thelbësore për mbijetesën dhe rritjen e qytetërimit të lashtë egjipt.

    Mbretëria e Vjetër
     
    Statujë me alabastër e Menkaurës në Muzeun e Arteve të Bukura të Bostonit

    Përparime të mahnitshme në arkitekturë, art dhe teknologji u bënë gjatë Mbretërisë së Vjetër, të nxitura nga prodhimtaria bujqësore në rritje e bërë e mundur nga një administratë qendrore e mirë-organizuar.[17] Nën drejtimin e vezirit, zyrtarët e shtetit mblidhnin taksat, koordinonin projektet vaditëse për të përmirësuar prodhimin e të korrave, zgjidhnin fshatarët për të punuar në projekte ndërtimi dhe vunë në funksionim një sistem drejtësie për të mbajtur në vend paqen dhe rendin.[18]

    Së bashku me rëndësinë në rritje të kësaj administrate qendrore u ngrit edhe një klasë e re zyrtarësh dhe shkruesish të arsimuar të cilëve iu dhanë prona nga faraoni në shkëmbim të shërbimeve të tyre. Faraonët gjithashtu u lëshuan toka kulteve mortore dhe tempujve lokalë për të siguruar që këto institucione do të kishin burimet e mjaftueshme për të adhuruar faraonin edhe pas vdekjes së tij. Me fundin e Mbretërisë së Vjetër, pesë shekuj të këtyre praktikave feudale e kishin gërryer pak e nga pak pushtetin ekonomik të faraonit, i cili nuk ia vlente më të mbështeste këtë administratë të madhe të centralizuar.[19] Me rënien e pushtetit të faraonit, guvernatorët rajonalë të quajtur nomarkë filluan të sfidonin supremacinë e faraonit. Kjo, bashkë me thatësira të rënda mes viteve 2200 e 2150 p.e.r, [20] shkaktoi përfundimisht hyrjen e vendit në një periudhë 140 vjeçare urie të njohur si Periudha e Parë e Mesme.[21]

    Periudha e Parë e Mesme

    Pasi qeveria qendrore e Egjiptit u shkatërrua në fund të Mbretërisë së Vjetër, administrata nuk mundej më të mbështeste apo të stabilizonte ekonominë e vendit. Guvernatorët rajonalë nuk mund të mbështeteshin më te mbreti për ndihmë në kohë krizash dhe rrallimet e vazhdueshme të ushqimit dhe grindjet politike nxitën uri dhe luftëra civile në shkallë të vogël. Megjithë problemet e vështira, liderët lokalë, që nuk i paguanin më haraç faraonit, shfrytëzuan pavarësinë e re për të formuar një kulturë të lulëzuar në provinca. Pasi i vunë nën kontroll burimet e tyre, provincat u bënë më të pasura ekonomikisht—një fakt që demonstrohet nga varrime të mëdha dhe më të mira në të gjitha klasat shoqërore.[22] Në shpërthime krijimtarie, artizanët provincialë adoptuan dhe përshtatën motive kulturore që më përpara ishin të ndaluara nga pushteti mbretëror i Mbretërisë së Vjetër dhe shkruesit zhvilluan stile letrare që shfaqnin optimizëm dhe origjinalitet për periudhën.[23]

    Të çliruar nga besnikëria ndaj faraonit, udhëheqësit vendorë filluan të konkurronin me njëri-tjetrin për kontroll territorial dhe pushtet politik. Në 2160 p.e.r sundimtarët në Herakleopolis kontrollonin Egjiptin e Poshtëm, kurse një klan rival me bazën në Tebë, familja Intef, mori kontrollin e Egjiptit të Sipërm. Ndërsa Intefët rrisnin pushtetin dhe zgjeronin kontrollin në veri, një përplasje mes dy dinastive rivale u bë e pashmangshme. Rreth 2055 p.e.r forcat tebane nën Nebhepetre Mentuhotep II përfundimisht mundën sundimtarët Herakleopolitanë, duke ribashkuar të Dy Tokat dhe duke inauguruar një periudhë të rilindjes ekonomike dhe kulturore të njohur si Mbretëria e Mesme.[24]

    Mbretëria e Mesme
     
    Amenemhat III, sundimtari i fundit i madh i Mbretërisë së Mesme

    Faraonët e Mbretërisë së Mesme rikthyen begatinë dhe stabilitetin e vendit,duke nxitur një ringritje të artit, letërsisë dhe projekteve ndërtuese monumentale.[25] Mentuhotep II dhe pasardhësit e tij të Dinastisë së 11 sunduan nga Teba, por veziri Amenemhat I, qish sa u bë mbret në fillim të Dinastisë së 12-të rreth 1985 p.e.r, ndryshoi kryeqytetin e vendit në qytetin Ititaui, gjendur në Fajum.[26] Nga Ititaui, faraonët e Dinastisë së 12-të ndërmorën një bonifikim toke dhe një plan vaditje për të rritur prodhimtarinë bujqësore në rajon. Veç kësaj, ushtria ripushtoi Nubinë e pasur me miniera guri dhe ari, kurse punëtorët ndërtuan një strukturë mbrojtëse në Grykëderdhjen Lindore, e quajtur "Muret e Sunduesit", për tu mbrojtur nga sulmi i huaj.[27]

    Pasi ishte siguruar siguria ushtarake dhe politike dhe pasuria e madhe bujqësore dhe minerare, popullsia e vendit, artet dhe feja lulëzuan. Në kontrast me mentalitetin elitist të Mbretërisë së Vjetër kundrejt zotave, Mbretëria e Mesme përjetoi një rritje në shprehje të devocionit personal që do të quhej një demokratizim i pasjetës, në të cilin të gjithë njerëzit zotëronin një shpirt dhe mund të pranoheshin me kënaqësi në praninë e zotave pas vdekjes.[28] Letërsia e Mbretërisë së Mesme përmbante tema të sofistikuara të shkruara në stil elokuent dhe plot besim,[23] dhe basorelievët dhe skulpturat e portreteve të periudhës kapnin detaje të holla, individuale që arrinin maja të reja në perfeksionin teknik.[29]

    Sunduesi i fundit i madh i Mbretërisë së Mesme, Amenemhat III, i lejoi kolonët aziatikë të qëndronin në rajonin e deltës e të jepnin krah pune të mjaftueshëm sidomos për minimin dhe ndërtimin. Megjithatë, këto ndërtesa ambicioze dhe aktivitete minimi, kombinuar me përmbytje të pamjaftueshme të Nilit në fund të sundimit të tij, e frenuan ekonominë dhe shpejtuan rënien e ngadaltë gjatë Dinastive të 13-ta dhe 14-ta duke e drejtuar Egjiptin për në Periudhën e Dytë të Mesme. Gjatë kësaj rënieje, kolonët e huaj aziatikë (Hyksosët) filluan të konsolidonin kontrollin e rajonit të deltës, duke fituar pushtetin në Egjipt.[30]

    Periudha e Dytë e Mesme dhe Hyksosët

    Rreth 1785 p.e.r, me rënien e pushtetit të faraonëve të Mbretërisë së Mesme, emigrantët aziatikë që jetonin në qytezën e Deltës Lindore Avaris morën kontrollin e rajonit dhe detyruan qeverinë qendrore të tërhiqej në Tebë, ku faraoni trajtohej si vasal dhe ishte i detyruar që të paguante haraç.[31] Hyksosët ("sunduesit e huaj") imitonin modelet egjiptiane të qeverisë dhe e portretizonin veten si faraonë, duke integruar elementë egjiptianë në kulturën e tyre të Epokës së Mesme të Bronzit.[32]

    Pas tërheqjes së tyre, mbretërit e Tebës e gjetën veten në kurth mes Hyksosve në veri dhe aleatëve nubianë të Hyksosve, mbretërisë së Kushit, në jug. Pas vitesh mosveprimi, Teba mblodhi aq fuqi sa të sfidonte Hyksosët në një konflikt që zgjati më shumë se 30 vjet, deri më 1555 p.e.r. [31] Faraonët Seqenenre Tao II dhe Kamose qenë përfundimisht të aftë të mundnin nubianët, por ishte pasardhësi i Kamoses, Ahmose I, i cili me sukses zhvilloi një seri fushatash që zhdukën njëherë e përgjithmonë prezencën e Hyksosve në Egjipt. Në Mbretërinë e Re që pasoi, ushtria u bë një prioritet kryesor për faraonët që kishin për qëllim të zgjeronin kufijtë e Egjiptit dhe të siguronin dominimin e tij të plotë në Lindjen e Afërme.[33]

     
    Zgjerimi territorial maksimal i Egjiptit të lashtë (shekulli i 15-të p.e.r)
    Mbretëria e Re

    Faraonët e Mbretërisë së Re krijuan një periudhë mirëqenieje të pashembullt duke siguruar kufijtë e tyre dhe duke forcuar lidhjet diplomatike me fqinjët e tyre. Fushatat ushtarake nën udhëheqjen e Tutmosit I dhe nipit të tij Tutmosit III zgjeruan ndikimin e faraonëve nën perandorinë më të madhe që Egjipti kishte parë ndonjëherë. Kur Tutmosi III vdiq më 1425 p.e.r, Egjipti shtrihej nga Nija në veri të Sirisë në ujëvarën e katërt të Nilit në Nubi, duke forcuar besnikërinë ndaj tij dhe lejuar importimin e materialeve shumë të rëndësishme si bronzi dhe druri.[34] Faraonët e Mbretërisë së Re filluan një fushatë ndërtuese të madhe për të lartësuar perëndinë Amun, kulti në rritje i të cilit e kishte bazën në Karnak. Ata gjithashtu ndërtuan monumente për të lartësuar arritjet e tyre, edhe ato reale, edhe ato imagjinare. Faraonia Hatshepsut përdori këtë propagandë për të përligjur pretendimin e saj për fronin.[35] Sundimi i saj i suksesshëm shquhet nga ekspeditat tregtare në Punt, ndërtimi i një tempulli mortor elegant, i një palë obeliskësh kolosalë dhe i një faltoreje në Karnak. Megjithë arritjet e saj, nipi-thjeshtër i Hatshepsutit, Tutmosi III, u përpoq të shuante atë që ajo la pas në fund të sundimit të tij, mundësisht si shpagim për uzurpimin e fronit të tij.[36]

     
    Katër statuja kolosale të Ramsesit II në anët e tempullit të tij Abu Simbel.

    Rreth 1350 p.e.r, stabiliteti i Mbretërisë së Re u kërcënua kur Amenhotep IV hipi në fron dhe ndërmori një seri reformash radikale dhe kaotike. Duke ndryshuar emrin e tij në Akhenaten, ai e emëroi perëndinë gati të panjohur të diellit Aten si perëndinë supreme, ndaloi adhurimin e perëndive të tjera dhe sulmoi pushtetin e priftërinjve.[37] Duke zhvendosur kryeqytetin në qytetin e ri të Akhenatenit (Amarna e ditëve të sotme), Akhenateni e bëri veshin shurdh ndaj politikës së jashtme dhe u thith plotësisht në stilin e tij të ri artistik e fetar. Pas vdekjes së tij, kulti i Atenit u braktis shpejt dhe faraonët e ardhshëm Tutankhamun, Aj dhe Horemheb fshinë të gjitha referimet e herezisë së Akhenatenit, tanimë e quajtur Periudha e Amarnës.[38]

    Rreth 1279 p.e.r, Ramsesi II, i njohur gjithashtu edhe si Ramses i Madh, hipi në fron dhe ndërtoi më shumë tempuj, ngriti më shumë statuja dhe obeliske dhe ishte baba i më shumë fëmijëve se çdo faraon tjetër.[39] Një lider ushtarak i guximshëm, Ramsesi II e udhëhoqi ushtrinë e tij kur Hititëve në Betejën e Kadeshit dhe, pas një barazimi, më në fund pranoi firmosjen e traktatit të parë të paqes në histori rreth 1258 p.e.r.[40] Pasuria e Egjiptit, megjithatë, e bënte një vend shumë të dëshirueshëm për tu pushtuar, sidomos nga libianët dhe Popujt e Detit. Fillimisht, ushtria qe e aftë të prapësonte këto përpjekje pushtimi, por Egjipti përfundimisht humbi kontrollin mbi Sirinë e Palestinën. Efekti i kërcënimeve të jashtme u rëndua edhe nga probleme të brendshme si korrupsioni, vjedhja e varreve dhe trazirat civile. Priftërinjtë e lartë në tempullin e Amunit në Tebë mblodhën një sasi të madhe pasurie e tokash dhe fuqia e tyre në rritje e përçau vendin gjatë Periudhës së Tretë të Mesme.[41]

     
    Rreth 730 p.e.r libianët nga perëndimi përçanë unitetin politik të vendit.
    Periudha e Tretë e Mesme

    Pas vdekjes së Ramsesit XI në 1078 p.e.r, Smendesi mori kontrollin e Egjiptit verior, duke drejtuar nga qyteti i Tanisit. Jugu efektivisht kontrollohej nga Priftërinjtë e Lartë Tebanë të Amunit, të cilët e njihnin Smendesin vetëm me emër.[42] Gjatë kësaj kohe, libianët kishin filluar të vendoseshin në deltën perëndimore dhe kryetarët e këtyre kolonëve filluan të rrisnin shkallën e autonomisë. Princërit libianë morën kontrollin e deltës nën Shoshenkun I në 945 p.e.r, duke themeluar të ashtëquajturën dinasti libiane ose Bubastite që sundoi për më shumë se 200 vjetë. Shoshenku gjithashtu fitoi kontrollin e Egjiptit jugor duke i vendosur anëtarët e vet të familjes në pozicione të rëndësishme priftërore. Kontrolli libian filloi të gërryhej kur u ngrit një dinasti rivale në deltë në Leontopolis dhe Kushitët i kërcënonin nga jugu.

    I nisur nga një mijëvjeçar ndërveprimesh (tregti, akulturim, pushtim, asimilim dhe luftë[43]) me egjiptianët e <Veriut,[44] mbreti i Kushit Pije la atdheun shpirtëror në Napata dhe pushtoi Egjiptin Verior rreth 727 p.e.r. Pije lehtësisht siguroi kontrollin e Tebës dhe më vonë edhe të Deltës[45] dhe shënoi këtë episod në stelën e tij të fitores. Pije la vendin për dinastinë e 25-të të faraonëve,[46] si Taharka, për të ribashkuar "Dy tokat" e Egjiptit Verior dhe Jugor. Perandoria e ribashkuar e luginës së Nilit ishte po aq e madhe sa ajo e Mbretërisë së Re. Dinastia e 25-të qe një periudhe rilindjeje për Egjiptin e lashtë.[47] Feja, artet dhe arkitektura u rikthyen në format e lavdishme të Mbretërisë së Vjetër, së Mesme dhe së Re. Faraonë si Taharka, ndërtuan ose restauruan tempuj dhe monumente përgjatë luginës së Nilit, përfshirë në Memfis, Karnak, Kava, Jebel Barkal, etj.[48] Ishte gjatë dinastisë së 25-të që lugina e Nilit pa ndërtimin më të shumtë të piramidave (shumë prej të cilave në Sudanin modern)që nga Mbretëria e Mesme.[49][50][51]

    Prestigji i Egjiptit ra shumë në fund të Periudhës së Tretë të Mesme. Aleatët e huaj kishin rënë në sferën e ndikimit asirian dhe në 700 p.e.r lufta mes dy vendeve u bë e pashmangshme. Ndërmjet 671 dhe 667 p.e.r asirianët filluan sulmin e tyre në Egjipt. Sundimi i mbretërve kushianë Taharka dhe pasardhësit të tij Tantamun, qenë të mbushura me konflikt të vazhdueshëm me asirianët, kundër të cilëe sunduesit nubianë (kushianë) gëzuan disa fitore.[52] Përfundimisht, asirianët i shtynë kushianët prapa në Nubi, pushtuan Memfisin dhe plaçkitën tempullin e Tebës.[53]

     
    Dinastia e 25-të
    STIKA E SHENJTE

    Pa plane përfundimtare për pushtim, asirianët ia lanë kontrollin e Egjiptit një serie vasalësh që u quajtën mbretërit Saitë, të Dinastisë së Njëzet e Gjashtë. Në 653 p.e.r, mbreti Sait Psamtik I qe i aftë të mundte asirianët me ndihmën e mercenarëve grekë, të cilët u rekrutuan për të formuar marinën e parë të Egjiptit. Ndikimi grek u rrit shumë dhe qyteti i Naukratisit u bë shtëpia e grekëve në deltë. Mbretërit Saitë me bazë në kryeqytetin e ri Sais qenë dëshmitarë të një ringjalljeje të shkurtër por të vrullshme ekonomike dhe kulturore, por në 525 p.e.r, persët e fuqishëm, të drejtuar nga Kambisi II filluan fushatën për pushtimin e Egjiptit, duke kapur faraonin Psamtik III në betejën e Pelusiumit. Kambisi II mori titullin formal të faraonit, por sundoi Egjiptin nga shtëpia e tij në Susa, duke e lënë Egjiptin në kontroll të një satrapie. Disa revolta të suksesshme kundër persëve u kryen në shekullin e 5-të p.e.r, por Egjipti nuk qe asnjëherë i aftë të hidhte poshtë përfundimisht persët.[54]

    Pas pushtimit nga Persia, Egjipti u bashkua me Qipron dhe Fenikinë në satrapinë e gjashtë të Perandorisë Perse Akemenide. Periudha e parë e sundimit pers në Egjipt, e njohur gjithashtu si dinasatia e Njezet e Shtatë, përfundoi më 402 p.e.r dhe nga 380-343 p.e.r, Dinastia e Tridhjetë sundoi si dinastia e fundit mbretërore vendase e Egjiptit dinastik, e cila përfundoi me mbretërimin e Nektanebo II. Një rikthim i shkurtër i sundimit pers, i njohur nga disa si Dinastia e Tridhjetë e Një, filloi më 343 p.e.r dhe pak më vonë, më 332 p.e.r, sunduesi pers Mazakes ia dorëzoi Egjiptin Aleksandrit të Madh pa asnjë luftim.[55]

    Dinastia Ptolemaike

    Në 332 p.e.r, Aleksandri i Madh pushtoi Egjiptin me pak rezistencë nga persët dhe u mirëprit nga egjiptianët si çlirimtar. Administrata e vendosur nga pasardhësit e Aleksandrit, Ptolemejtë, u bazua në modelin egjiptian dhe në kryeqytetin e ri të Aleksandrisë. Qyteti shfaqte fuqinë dhe prestigjin e sundimit grek dhe u bë një vend i mësimit dhe kulturës, me qendër të famshmen bibliotekë të Aleksandrisë.[56] Fari i Aleksandrisë ndriçonte rrugën për shumë anije që kryenin tregti në qytet —Ptolemejtë bënë tregtinë dhe ndërmarrjet fitimprurëse, si prodhimi i papirusit, prioritetin e tyre kryesor.[57]

    Kultura greke nuk u vendos mbi kulturën vendase egjiptiane, ngaqë Ptolemejtë nderuan traditat në një përpjekje për të siguruar besnikërinë e popullatës. Ata ndërtuan tempuj të rinj në stil egjiptian, mbështetën kultet tradicionale dhe e portretizonin veten si faraonë. Disa tradita u shkrinë, perënditë greke dhe egjiptiane u sinkretizuan në perëndi të përziera, si Serapisi, dhe format e lashta greke të skulpturës ndikuan mbi motivet tradicionale egjiptiane. Megjithë përpjekjet për të kënaqur egjiptianët, Ptolemejtë u përballën me rebelime vendase, rivalitete të shumta brenda familjes dhe me bandën e fuqishme të Aleksandrisë që u formua pas vdekjes së Ptolemit IV.[58] Përveç kësaj, meqënëse Roma e lashtë mbështetej shumë në importet e grurit nga Egjipti, romakët u interesuan shumë për situatën politike të vendit. Revolta të vazhdueshme egjiptiane, politikanë ambiciozë dhe kundërshtarë të fortë sirianë e bënë situatën të paqëndrueshme, dhe Roma dërgoi forcat e saj për ta bërë vendin provincë të perandorisë së saj.[59]

    Periudha romake
     
    Portretet mumje të Fajumit mishërojnë takimin e kulturave romake dhe egjiptiane.

    Egjipti u bë një provincë e perandorisë romake në 30 p.e.r, pas mundjes së Mark Antonit dhe mbretëreshës Ptolemaike Kleopatra VII nga Oktaviani (më vonë perandori romak Augustus) në betejën e Akciumit. Romakët mbështeteshin shumë në importet e grurit nga Egjipti dhe ushtria romake, nën kontrollin e një prefekti të emëruar nga perandori, shtypën rebelimet, zbatuan rreptësisht mbledhjen e taksave të rënda dhe parandaluan sulmet nga banditët, që ishin bërë problem madhor gjatë periudhës.[60] Aleksandria u bë gjithnjë e më shumë një qendër e rëndësishme e rrugës tregtare me orientin, duke qenë se lukset ekzotike kërkoheshin shumë në Romë.[61]

    Megjithëse romakët kishin një qëndrim më armiqësor se grekët ndaj egjiptianëve, disa tradita si mumifikimi dhe lutja ndaj perëndive tradicionale vazhduan.[62] Arti i portretit të mumjes lulëzoi dhe disa nga perandorët romakë e paraqisnin veten si faraonë, megjithëse jo në atë shkallë si Ptolemejtë. Të parët jetonin jashtë Egjiptit dhe nuk kryenin funksionet ceremoniale të mbretërimit egjiptian. Administrata lokale u bë romake në stil, por vetëm për vendasit.[62]

    Nga mesi i shekullit të parë, Krishtërimi u rrënjos në Aleksandri, fillimisht i parë si një kult tjetër i pranueshëm. Megjithatë, Krishtërimi ishte një fe pa kompromis e cila kërkonte të kthente paganët dhe kërcënonte traditat fetare popullore. Kjo çoi në persekutimin e të ktheyrve në të krishterë, duke patur kulmin me persekutimet e Dioklecianit që filluan në 303, por pëfundimisht Krishtërimi fitoi.[63] Në 391 perandori i krishterë Teodhosi prezantoi legjislacionin që ndalonte ritet pagane dhe mbyllte tempujt.[64] Aleksandria u bë skenë e grindjeve të mëdha anti-pagane dhe simbole fetare private dhe publike u shkatërruan.[65] Si pasojë, kultura pagane e Egjiptit ishte vazhdimisht në rënie. Ndërsa popullsia vendase vazhdonte të fliste gjuhën e saj, aftësia për të lexuar shkrimin hieroglifik u zhduk ngadalësisht me rënien e rolit të priftërinjve e priftëreshave të tempujve egjiptianë. Tempujt vetë u kthyen në kisha ose u braktisën në shkretëtira.[66]

    ^ Shaw (2002) p. 17 ^ Shaw (2002) pp. 17, 67–69 ^ Ikram, Salima (1992). Choice Cuts: Meat Production in Ancient Egypt. University of Cambridge. fq. 5. ISBN 978-90-6831-745-9. OCLC 60255819. Marrë më 22 korrik 2009. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) LCCN 1997-140867 ^ Hayes (1964) p. 220 ^ Childe, V. Gordon (1953), "New light on the most ancient Near East" (Praeger Publications) ^ Patai, Raphael (1998), "Children of Noah: Jewish Seafaring in Ancient Times" (Princeton Uni Press) ^ Barbara G. Aston, James A. Harrell, Ian Shaw (2000). Paul T. Nicholson and Ian Shaw editors. "Stone," in Ancient Egyptian Materials and Technology, Cambridge, 5–77, pp. 46–47. Also note: Barbara G. Aston (1994). "Ancient Egyptian Stone Vessels," Studien zur Archäologie und Geschichte Altägyptens 5, Heidelberg, pp. 23–26. (See on-line posts: [1] and [2].) ^ "Chronology of the Naqada Period" (në anglisht). Digital Egypt for Universities, University College London. Marrë më 9 mars 2008. ^ a b Shaw (2002) p. 61 ^ "Faience in different Periods". Digital Egypt for Universities, University College London. Marrë më 9 mars 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ Allen (2000) p. 1 ^ Robins (1997) p. 32 ^ Clayton (1994) p. 6 ^ Shaw (2002) pp. 78–80 ^ Clayton (1994) pp. 12–13 ^ Shaw (2002) p. 70 ^ James (2005) p. 40 ^ Shaw (2002) p. 102 ^ Shaw (2002) pp. 116–7 ^ Fekri Hassan. "The Fall of the Old Kingdom" (në anglisht). British Broadcasting Corporation. Marrë më 10 mars 2008. ^ Clayton (1994) p. 69 ^ Shaw (2002) p. 120 ^ a b Shaw (2002) p. 146 ^ Clayton (1994) p. 29 ^ Shaw (2002) p. 148 ^ Clayton (1994) p. 79 ^ Shaw (2002) p. 158 ^ Shaw (2002) pp. 179–82 ^ Robins (1997) p. 90 ^ Shaw (2002) p. 188 ^ a b Ryholt (1997) p. 310 ^ Shaw (2002) p. 189 ^ Shaw (2002) p. 224 ^ James (2005) p. 48 ^ "Hatshepsut" (në anglisht). Digital Egypt for Universities, University College London. Marrë më 9 dhjetor 2007. ^ Clayton (1994) p. 108 ^ Aldred (1988) p. 259 ^ Cline (2001) p. 273 ^ Nga dy gratë kryesore dhe haremi i madh, Ramsesi II qe baba i më shumë se 100 fëmijëve. Clayton (1994) p. 146 ^ Tyldesley (2001) pp. 76–7 ^ James (2005) p. 54 ^ Cerny (1975) p. 645 ^ Alberge, Dalya. "Tomb reveals Ancient Egypt's humiliating secret" (në anglisht). The Times, The Sunday Times. Marrë më 28 korrik 2003. ^ The Histories. Penguin Books. 2003. fq. 106–107, 133–134. ISBN 978-0-140-44908-2. {{cite book}}: |first= i mungon |last= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ Shaw (2002) p. 345 ^ The Histories. Penguin Books. 2003. fq. 151–158. ISBN 978-0-140-44908-2. {{cite book}}: |first= i mungon |last= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ Diop, Cheikh Anta (1974). The African Origin of Civilization. Chicago, Illinois: Lawrence Hill Books. fq. 219–221. ISBN 1-55652-072-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ Bonnet, Charles (2006). The Nubian Pharaohs. New York: The American University in Cairo Press. fq. 142–154. ISBN 978-977-416-010-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ Mokhtar, G. (1990). General History of Africa. California, USA: University of California Press. fq. 161–163. ISBN 0-520-06697-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ Emberling, Geoff (2011). Nubia: Ancient Kingdoms of Africa. New York: Institute for the Study of the Ancient World. fq. 9–11. ISBN 978-0-613-48102-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerën e |isbn=: shifra e kontrollit (Ndihmë!) ^ Silverman, David (1997). Ancient Egypt. New York: Oxford University Press. fq. 36–37. ISBN 0-19-521270-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ ""The Kushite Conquest of Egypt", Ancient~Sudan: Nubia" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 21 maj 2011. Marrë më 16 tetor 2011. ^ Shaw (2002) p. 358 ^ Shaw (2002) p. 383 ^ Shaw (2002) p. 385 ^ Shaw (2002) p. 405 ^ Shaw (2002) p. 411 ^ Shaw (2002) p. 418 ^ James (2005) p. 62 ^ James (2005) p. 63 ^ Shaw (2002) p. 426 ^ a b Shaw (2002) p. 422 ^ Shaw (2003) p. 431 ^ "The Church in Ancient Society", Henry Chadwick, p. 373, Oxford University Press US, 2001, ISBN 0-19-924695-5 ^ "Christianizing the Roman Empire A.D 100–400", Ramsay MacMullen, p. 63, Yale University Press, 1984, ISBN 0-300-03216-1 ^ Shaw (2002) p. 445
    Read less

Where can you sleep near Egjipti i lashtë ?

Booking.com
489.981 visits in total, 9.198 Points of interest, 404 Destinations, 30 visits today.