United States

Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Photographersnature - CC BY-SA 3.0 sanil - CC0 Greg Willis from Denver, CO, usa - CC BY-SA 2.0 Lynn Suckow from Walla Walla, WA, USA - CC BY-SA 2.0 m01229 from USA - CC BY-SA 2.0 Yinzer1 - CC BY 4.0 Rauglothgor - CC BY-SA 4.0 Daniel Schwen - CC BY-SA 4.0 Bob Wick; Bureau of Land Management - Public domain Saxena ashes - CC BY-SA 4.0 Thomas Wolf, www.foto-tw.de - CC BY-SA 3.0 Chris Rand - CC BY-SA 4.0 Palacemusic - CC BY-SA 3.0 Opal_Pool_YNP2.jpg: Acroterion derivative work: Gaendalf - CC BY-SA 3.0 Mobilus In Mobili - CC BY-SA 2.0 Jeremybrooks - CC BY-SA 3.0 Vincent van Gogh - Public domain Peter Hamel - Public domain Monster4711 - CC BY-SA 3.0 NormanB - CC BY-SA 3.0 Ken Lund from Las Vegas, Nevada, USA - CC BY-SA 2.0 Steve Wilson - CC BY 2.0 John Fowler - CC BY 2.0 Mobilus In Mobili - CC BY-SA 2.0 Gila National Forest - CC BY-SA 2.0 George Freeney-Jones - CC BY-SA 4.0 bikeride - BikeRide.com - CC BY 2.0 Kidderdan - CC BY-SA 4.0 National Park Service - Public domain John Fowler - CC BY 2.0 Photographersnature - CC BY-SA 3.0 Dansnguyen - CC0 Roger469 - Public domain National Park Service - Public domain Jsfouche - CC BY-SA 3.0 Palacemusic - CC BY-SA 3.0 Moyan Brenn from Italy - CC BY 2.0 LHOON from Mechelen, Belgium - CC BY-SA 2.0 sanil - CC0 Clinton Steeds - CC BY 2.0 Pretzelpaws at English Wikipedia - CC BY-SA 3.0 John Fowler - CC BY 2.0 - Public domain William Rosmus - CC BY-SA 3.0 Jim Bahn - CC BY 2.0 Scott Catron - CC BY-SA 2.0 National Park Service - Public domain John Fowler from Placitas, NM, USA - CC BY 2.0 Cacophony - CC BY-SA 3.0 Larry Lamsa - CC BY 2.0 Jeremybrooks (talk · contribs) - Public domain U.S. National Park Service - Public domain No images

Context of Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (zakonisht të njohura si Shtetet e Bashkuara, SHBA ose Amerika, anglisht United States of America) janë një republikë federale kushtetuese, e përbërë prej 50 shtetesh dhe një qarku federal. Vendi shtrihet kryesisht në Amerikën e Veriut, ku dyzet e tetë shtete të ngjitura dhe Washington, D.C., qarku i kryeqytetit, ndodhen midis oqeaneve Atlantik dhe Paqësor, në kufi me Kanadanë në veri dhe Meksikën në jug. Shteti i Alaskës ndodhet në veriperëndim të kontinentit dhe kufizohet me Kanadanë në lindje dhe Rusinë në perëndim përtej Ngushticës së Beringut. Shteti i Hawait është arkipelag në mes të Paqësorit. SHBA-të gjithashtu zotërojnë disa territore, treva ishullore, në Karaibe dhe Oqeanin Paqësor.

Me sipërfaqe prej 9,83 milion km² dhe me popullsi prej 306 milion banorësh, Shtetet e Bashkuara janë vendi i tretë ose i katërt në botë për nga sipërfaqja, si dhe i treti sipas hapësirës tokësore dhe popullsisë. Shtetet e...Lexo akoma

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (zakonisht të njohura si Shtetet e Bashkuara, SHBA ose Amerika, anglisht United States of America) janë një republikë federale kushtetuese, e përbërë prej 50 shtetesh dhe një qarku federal. Vendi shtrihet kryesisht në Amerikën e Veriut, ku dyzet e tetë shtete të ngjitura dhe Washington, D.C., qarku i kryeqytetit, ndodhen midis oqeaneve Atlantik dhe Paqësor, në kufi me Kanadanë në veri dhe Meksikën në jug. Shteti i Alaskës ndodhet në veriperëndim të kontinentit dhe kufizohet me Kanadanë në lindje dhe Rusinë në perëndim përtej Ngushticës së Beringut. Shteti i Hawait është arkipelag në mes të Paqësorit. SHBA-të gjithashtu zotërojnë disa territore, treva ishullore, në Karaibe dhe Oqeanin Paqësor.

Me sipërfaqe prej 9,83 milion km² dhe me popullsi prej 306 milion banorësh, Shtetet e Bashkuara janë vendi i tretë ose i katërt në botë për nga sipërfaqja, si dhe i treti sipas hapësirës tokësore dhe popullsisë. Shtetet e Bashkuara janë njëri prej vendeve më të spikatur për nga shumëllojshmëria etnike dhe kulturore, si rrjedhojë e emigrimit në shkallë të lartë prej shumë vendeve. Ekonomia e SHBA-së është më e madhja në botë, me prodhim të brendshëm bruto (PBB, GDP) vlerësuar më 2008 në shumë prej 14,3 trilion dollarësh (23 % e PBB-së nominale të botës dhe gati 21 % sipas barazimit të fuqisë blerëse).

Kombi amerikan u themelua nga trembëdhjetë kolonitë e Britanisë së Madhe, ndodhur përgjatë bregdetit Atlantik. Më 4 korrik 1776, ato nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, që shpalli pavarësinë e tyre nga Britania e Madhe dhe formimin e një bashkimi kooperativ. Shtetet kryengritëse mposhtën Britaninë e Madhe në Luftën Revolucionare Amerikane, luftën e parë të suksesshme të kolonive për pavarësi. Kuvendi i Filadelfias përpiloi Kushtetutën e tashme të Shteteve të Bashkuara më 17 shtator 1787; miratimi i saj në vitet vijuese i bëri shtetet pjesë të një republike të vetme me qeveri të fuqishme qendrore. Karta e të Drejtave, e përbërë nga 10 amendamentet e para kushtetuese si garanci e të drejtave dhe lirive themelore qytetare, u ratifikua më 1791.

Në shekullin XIX, Shtetet e Bashkuara fituan toka nga Franca, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Meksika dhe Rusia, si dhe aneksuan Republikën e Teksasit dhe Republikën e Hawait. Mosmarrëveshjet mes jugut bujqësor dhe veriut industrial rreth të drejtave të shteteve dhe zgjerimit të institucionit të skllavërisë provokuan Luftën Qytetare Amerikane të viteve 1860. Fitorja e veriut parandaloi një ndarje të përhershme të vendit dhe çoi drejt përfundimit të skllavërisë së ligjshme në Shtetet e Bashkuara. Në vitet 1870-të, ekonomia kombëtare ishte më e madhja në botë. Lufta Spanjollo-Amerikane dhe Lufta e Parë Botërore konfirmuan statusin e vendit si fuqi ushtarake. Më 1945, Shtetet e Bashkuara dolën nga Lufta e Dytë Botërore si vendi i parë me armë bërthamore, anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe themeluese e NATO-s. Fundi i Luftës së Ftohtë dhe shpërbërja e Bashkimit Sovjetik e la SHBA-në si superfuqinë e vetme. Afro 50% të shpenzimeve ushtarake të rruzullit bëhen nga Shtetet e Bashkuara, që vazhdojnë të jenë forcë drejtuese ekonomike, politike dhe kulturore në botë.

More about Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Basic information
Population, Area & Driving side
  • Population 331449281
  • Area 9826675
  • Driving side right
Kronollogjia
  • Amerikanët vendës dhe ardhësit evropianë

    Popujt indigjenë të dheut amë të SHBA-ve, përfshirë edhe vendësit e Alaskës, mërguan nga Azia. Ata filluan të vinin së paku 12 mijë deri më 40 mijë vjet më parë.[1] Disa, sikurse kultura parakolumbiane e Misisipit, zhvilluan bujqësi të avancuar, arkitekturë të lartë, si dhe shoqëri të nivelit shtetëror. Pas fillimit të vendosjes së evropianëve në hemisferën perëndimore, miliona amerikanë vendës vdiqën nga epidemi të sëmundjeve të importuara sikurse lija.[2]

    ...Lexo akoma
    Amerikanët vendës dhe ardhësit evropianë

    Popujt indigjenë të dheut amë të SHBA-ve, përfshirë edhe vendësit e Alaskës, mërguan nga Azia. Ata filluan të vinin së paku 12 mijë deri më 40 mijë vjet më parë.[1] Disa, sikurse kultura parakolumbiane e Misisipit, zhvilluan bujqësi të avancuar, arkitekturë të lartë, si dhe shoqëri të nivelit shtetëror. Pas fillimit të vendosjes së evropianëve në hemisferën perëndimore, miliona amerikanë vendës vdiqën nga epidemi të sëmundjeve të importuara sikurse lija.[2]

     
    Anija Mayflower barti pelegrinët (Pilgrims) në Botën e Re më 1620, siç pikturohet nga William Halsall në “Mayflower në limanin e Plymouthit,” 1882

    Më 1492, eksploruesi gjenovez Kristofor Kolombi, i kontraktuar nga kurora spanjolle, mbërriti disa prej ishujve të Karaibeve, duke shënuar kontaktit e parë me popullsinë vendëse. Më 2 prill 1513, konkistadori spanjoll Juan Ponce de León zbarkoi në tokën që e quajti “La Florida” — ardhje e parë e dokumentuar e evropianëve në trevën amë që sot i përket SHBA-ve. Përnguljet spanjolle në rajon u ndoqën nga koloni në SHBA-të e sotme jugperëndimore, të cilat tërhoqën mijëra banorë përmes Meksikës. Tregtarët francezë të leshit themeluan avanposte në Francën e Re rreth Liqeneve të Mëdha; Franca eventualisht pretendoi një copë të madhe të brendisë së Amerikës së Veriut, deri te Gjiri i Meksikës. Përngulja e parë e suksesshme e anglezëve ishte kolonia e Virgjinisë në Jamestown më 1607 dhe Plymouth i pelegrinëve më 1620. Më 1628 u dha leja për koloninë e Gjirit të Masaçusetsit, gjë që rezultoi në valë të mërgimeve; kah viti 1634, Anglia e Re kishte rreth 10 mijë kolonë puritanë. Mes fundviteve 1610 dhe Revolucionit Amerikan, rreth 50 mijë të dënuar u shpunë në kolonitë britanike të Amerikës.[3] Duke filluar më 1614, holandezët u vendosën në rrjedhën e poshtme të lumit Hudson, duke përfshirë Amsterdamin e Ri në ishullin e Manhattanit.

    Më 1674, holandezët ia lëshuan trevën e tyre në Amerikë Anglisë; krahina e Holandës së Re u riemërua Nju Jork. Shumë imigrantë të ri, sidomos në jug, ishin shërbëtorë me kontratë — rreth dy të tretat e të gjithë imigrantëve të Virgjinisë mes viteve 1630 dhe 1680.[4] Kah fundi i shekullit, skllevërit afrikanë po bëheshin burimi parësor i punës së detyruar. Me ndarjen e Karolinës në dy koloni më 1729 dhe kolonizimi i Gjeorgjisë më 1732, u themeluan trembëdhjetë kolonitë britanike që do të krijonin Shtetet e Bashkuara. Të gjitha kishin qeveri vendore me zgjedhje të hapura për shumicën e njerëzve të lirë, me përkushtim në rritje për të drejtat e lashta të anglezëve dhe një ndjesi të vetëqeverisjes që nxiste republikanizmin. Të gjitha kolonitë legalizuan tregtinë me skllevër afrikanë. Lindshmëria e lartë dhe vdekshmëria e ulët, bashkë me imigrimin e vazhdueshëm, bënë që popullsia e kolonive të rritej me shpejtësi. Lëvizja e ringjalljes së krishterë e viteve 1730 dhe 1740 e njohur si Zgjimi i Madh cyti interesim në religjion dhe liri fetare. Në Luftën kundër Francezëve dhe Indianëve, forcat britanike morën Kanadën nga francezët, por popullsia frëngjishtfolëse mbeti politikisht e izoluar nga kolonitë jugore. Duke përjashtuar amerikanët vendës të Shteteve të Bashkuara (të njohur si amerikanët indianë), të cilët qenë zhvendosur, këto trembëdhjetë koloni kishin një popullsi prej 2.6 milion banorësh më 1770, rreth një e treta e popullsisë së Britanisë; gati çdo i pesti amerikan ishte skllav.[5] Ndonëse të nënshtruar nga tatimit britanik, kolonët amerikanë nuk gëzonin përfaqësim në Parlamentin e Britanisë së Madhe.

    Pavarësia dhe zgjerimi
     
    Shpallja e Pavarësisë, nga John Trumbull, 1817–18

    Tensione midis kolonive amerikane dhe britanikëve gjatë periudhës revolucionare të viteve 1760 dhe fillimviteve 1770 çuan në Luftën Revolucionare Amerikane, që zgjati nga 1775 deri më 1781. Më 14 qershor 1775, Kongresi Kontinental, i tubuar në Filadelfi, themeloi Ushtrinë Kontinentale nën komandën e George Washingtonit. Duke proklamuar se “të gjithë njerëzit krijohen të barabartë” dhe të pajisur me “të drejta të patjetërsueshme”, Kongresi nxori Deklaratën e Pavarësisë, të hartuar kryesisht prej Thomas Jeffersonit, më 4 korrik 1776. Kjo datë tani festohet çdo vit si Dita e Pavarësisë së Amerikës. Më 1777, Nenet e Konfederatës themeluan një qeveri të dobët federale që funksionoi deri më 1789.

    Pas disfatës britanike ndaj forcave amerikane të ndihmuara nga francezët, Britania e Madhe njohu pavarësinë e Shteteve të Bashkuara dhe sovranitetin e shteteve mbi trevat në perëndim të lumit Misisipi. Një kuvend kushtetues u organizua më 1787 nga përkrahësit e një qeverie të pushtetshme qendrore, me të drejtën për të tatuar. Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara u ratifikua më 1788, ndërsa Senati, Shtëpia e Përfaqësuesve dhe kryetari — George Washington — për herë të parë morën detyrën më 1789. Karta e të Drejtave, që ia ndalon qeverisë federale kufizimin e të drejtave vetjake dhe garanton një sërë mbrojtjesh ligjore, u miratua më 1791.

    Qëndrimi ndaj skllavërisë po ndryshonte; një dispozitë kushtetuese e mbronte skllavërinë deri më 1808. Shtetet e veriut e shfuqizuan skllavërinë mes viteve 1780 dhe 1804, duke i lënë shtetet e jugut si mbrojtëse të këtij “institucioni të pazakontë”. Zgjimi i Dytë i Madh, që filloi me shekullin XIX, e bëri evangjelizmin forcë shtytëse për reformave të ndryshme shoqërore, përfshirë çrrënjosjen e skllavërisë.

     
    Zgjerimi territorial sipas datave

    Etja amerikane për zgjerim drejt perëndimit parapriu një sërë luftërash me indianët dhe politikën për heqjen e indianëve që i shpronësoi ata nga toka e tyre amtare. Blerja e Luizianës, trevës së pretenduar nga Franca, nën udhëheqjen e kryetarit Thomas Jefferson më 1803, pothuajse e dyfishoi madhësinë e vendit. Lufta e 1812-ës, që u shpall kundër Britanisë për arsye të ndryshme dhe përfundoi me barazim, e forcoi nacionalizmin amerikan. Një varg inkursionesh ushtarake të SHBA-së në Floridë e shtynë Spanjën t’ia kalonte Amerikës Floridën bashkë me treva të tjera të Gjirit të Meksikës më 1819. Shtetet e Bashkuara e aneksuan Republikën e Teksasit më 1845. Koncepti i quajtur “Manifest Destiny” (Fati i Qartë) u popullarizua gjatë kësaj kohe.[6] Traktati i Oregonit më 1846 me Britaninë i dha SHBA-së kontroll mbi veriperëndimin e sotëm amerikan. Fitorja amerikane në Luftën Meksikano-Amerikane rezultoi në shkëputjen më 1848 nga Meksika të Kalifornisë dhe një pjese të mirë të rajonit të sotëm jugperëndimor. Mësymja e Arit në Kaliforni gjatë viteve 1848-49 solli edhe më shumë imigrantë drejt perëndimit. Hekurudhat e reja bënë të mundshëm zhvendosjen për ardhësit dhe rritën konfliktin me amerikanët vendës. Gjatë një gjysmëshekulli, deri në 40 milion bizonë amerikanë (buffalo) u therën për lëkurën dhe mishin e tyre dhe për të lehtësuar zgjerimin e hekurudhave. Humbja e bufalëve, si burim parësor për indianët e rrafshinës, ishte goditje ekzistenciale për shumë kultura vendore.

    Lufta Civile dhe industrializimi
     
    Beteja e Gettysburgut, litografi nga Currier & Ives, rr. 1863

    Tensionet mes shteteve skllavopronare dhe atyre të lira shfaqeshin në argumente rreth të drejtave të qeverisë federale dhe atyre shtetërore, si dhe në konflikte të dhunshme rreth zgjerimit të skllavërisë në shtete të reja. Abraham Lincolni, kandidat i Partisë Republikane shumicë kundër skllavërisë, u zgjodh kryetar më 1860. Para se të bënte betimin, shtatë shtete skllavopronare shpallën ndarjen e tyre — të cilën qeveria federale e cilësoi ilegale — dhe formuan Shtetet e Konfederatës së Amerikës. Me sulmin e Konfederatës më Fort Sumter, filloi Lufta Civile Amerikane dhe katër shtete të tjera skllavopronare iu bashkëngjitën Konfederatës. Proklamata e Emancipimit e Lincolnit e ngarkoi Unionin me detyrën e përfundimit të skllavërisë. Me fitoren e Unionit më 1865, tri amendamente të Kushtetutës së SHBA-ve siguruan liri për gati katër milion afro-amerikanë, që kishin qenë skllevër,[7] iu dha shtetësinë amerikane, si dhe të drejtën e votës. Lufta dhe vendimi i saj çoi në rritje të theksuar të pushtetit federal.[8]

     
    Imigrantët zbarkojnë në Ellis Island, Nju Jork, 1902

    Pas luftës, vrasja e Lincolnit radikalizoi politikat republikane të rindërtimit, që synonin riintegrimin dhe ringritjen e shteteve jugore duke siguruar njëherësh edhe të drejtat e skllevërve të sapoçliruar. Kompromisi i 1877-ës rreth zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të vitit 1876 i dha fund rindërtimin; ligjet Jim Crow shpejt ua hoqën të drejtat shumë afro-amerikanëve. Në veri, urbanizimi dhe një fluks i paparë imigrantësh nga Evropa jugore dhe lindore përshpejtuan industrializimin e vendit. Vala e imigrimit, që zgjati deri më 1929, ofroi fuqi punëtore dhe e transformoi kulturën amerikane. Zhvillimi i infrastrukturës kombëtare i hapi rrugë rritjes ekonomike. Masakra e Wounded Knee (Gjurit të Lënduar) më 1890 ishte konflikti i fundit ushtarak i përmasave të mëdha i Luftave Indiane. Më 1893, monarkia indigjene në Paqësor, Mbretëria e Hawait u përmbys nga një grusht shteti udhëhequr nga banorë amerikanë; Shtetet e Bashkuara e aneksuan arkipelagun më 1898. Triumfi në Luftën Spanjollo-Amerikane të njëjtin vit demonstroi se Shtetet e Bashkuara ishin fuqi botërore dhe u përcollën nga aneksimi i Porto Rikos, Guamit dhe Filipineve. Këto të fundit fituan pavarësinë e tyre një gjysmëshekulli më vonë; Porto Riko dhe Guami mbeten territore amerikane.

    Lufta e Parë Botërore, kriza ekonomike dhe Lufta e Dytë Botërore
     
    Fermë e braktisur në Dakotën e Jugut gjatë stuhisë së rërës, 1936

    Në nismë të Luftës së Parë Botërore, Shtetet e Bashkuara mbajtën qëndrim neutral. Shumica e amerikanëve simpatizonin britanikët dhe anglezët, ndonëse shumë syresh kundërshtuan intervenimin.[9] Më 1917, Shtetet e Bashkuara hynë në luftë në krahun e Aleatëve, duke e kthyer rrjedhën kundër Fuqive Qendrore. Pas luftës, Senati nuk e miratoi Traktatin e Versajës (1919), që themeloi Lidhjen e Kombeve. Vendi ndoqi një politikë të vetëveprimit në masa gati izoluese.[10] Më 1920, të drejtat e grave shënuan fitore me amendamentin kushtetues që u njihte atyre të drejtën e votës. Përparimi në të Njëzetat e Bujshme (Roaring Twenties) përfundoi me dështimin financiar më 1929, që solli Depresionin e Madh. Pas zgjedhjes kryetar më 1932, Franklin D. Roosevelt u përgjigj me planin “New Deal” (Puna e Re), një kolazh politikash që rritën ndërhyrjen e qeverisë në ekonomi. Stuhia e rërës (Dust Bowl) e mesviteve 1930 varfëroi shumë bashkësi bujqish dhe shkaktoi një valë të re të mërgimeve drejt perëndimit.

     
    Ushtarë amerikanë zbarkojnë në Normandi në Ditën D, 6 qershor 1944

    Shtetet e Bashkuara, neutrale gjatë fillimit të Luftës së Dytë Botërore pas pushtimit të Polonisë nga Gjermania Naziste, filluan në mars 1941 ti furnizonin Aleatët me materiale përmes programit “Lend-Lease” (hua-qira). Më 7 dhjetor 1941, Shtetet e Bashkuara iu bashkëngjitën Aleatëve kundër fuqive të boshtit pas sulmit befasues të japonezëve në Pearl Harbor, Hawai. Pjesëmarrja në luftë nxiti investime kapitale dhe rritje industriale. Prej ndërluftuesve kryesorë, Shtetet e Bashkuara ishin të vetmet që u pasuruan në vend që të varfëroheshin nga lufta.[11] Konferencat e Aleatëve në Bretton Woods dhe Jaltë vijëzuan një sistem të ri të organizatave ndërkombëtare që vunë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik në qendër të punëve botërore. Meqë u arrit fitore në Evropë, konferenca ndërkombëtare e mbajtur në San Francisco më 1945 përpiloi Kartën e Kombeve të Bashkuara, që hyri në fuqi pas luftës.[12] Shtetet e Bashkuara zhvilluan armët e para bërthamore dhe i përdorën ato në qytetet japoneze të Hiroshimës dhe Nagasakit në gusht të atij viti. Më 2 shtator, Japonia u dorëzua dhe lufta përfundoi.[13]

    Lufta e Ftohtë dhe politika e protestave
     
    Martin Luther King, Jr. mban fjalimin e tij “I Have a Dream” (Kam një ëndërr), 1963

    Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik garuan për pushtet gjatë Luftës së Ftohtë, duke mbizotëruar në çështjet ushtarake të Evropës përmes NATO-s dhe Paktit të Varshavës. Shtetet e Bashkuar promovuan demokracinë liberale dhe kapitalizmin, ndërsa Bashkimi Sovjetik komunizmin dhe ekonominë e planifikuar nga qendra. Të dyja mbështetën diktatura dhe u përfshinë në luftëra përmes palëve të treta (luftëra të subvencionuara, “proxy wars”). Trupat amerikane luftuan kundër forcave komuniste kineze në Luftën e Koresë më 1950-53. Komiteti Kuvendar i Veprimtarive Joamerikane ndoqi një numër hetimesh për armiqësi të dyshuar majtiste, ndërsa Senatori Joseph McCarthy u bë kryefigurë e ndjenjave antikomuniste.

    Lansimi i fluturimit të parë të njeriut në hapësirë më 1961 e shtyri Kryetarin John F. Kennedy të përqendrohej në programin amerikan për “njeriun në hënë,” që u arrit më 1969. Kennedy u ballafaqua edhe me krizën bërthamore në Kubë, të provokuar nga sovjetikët. Lëvizja në rritje për të drejtat qytetare, e udhëhequr nga afro-amerikanë si Rosa Parks dhe Martin Luther King, Jr. Luftuan segregimin dhe diskriminimin. Ndjekur nga vrasja e Kennedyt më 1963, Ligji për të Drejtat e Qytetarit i 1964-ës dhe Ligji për të Drejtën e Votës i 1965-ës u miratuan nën Kryetarin Lyndon B. Johnson. Johnson dhe pasardhësi i tij, Richard Nixon, zgjeruan luftërat e subvencionuara në Azinë Juglindore drejt të pasuksesshmes Luftë të Vietnamit. Një lëvizje e mirëpërhapur kundërkulturore shënoi rritje, e nxitur nga kundërshtimi i luftës, nacionalizmi zezak dhe revolucioni seksual. Betty Friedan, Gloria Steinem dhe të tjerë udhëhoqën një valë të re feminizmi që kërkonte barazi politike, shoqërore dhe ekonomike për femrën.

    Si pasojë e Skandalit të Watergateit, Nixoni u bë presidenti i parë amerikan që ka dhënë dorëheqje më 1974, duke iu shmangur impedikimit (impeachment) nën akuza për pengim të drejtësisë dhe keqpërdorim të pushtetit; ai u zëvendësua nga nënpresidenti Gerald Ford. Administrata Jimmy Carter e fundviteve 1970 u përball me stagflacion dhe krizën e pengjeve në Iran. Zgjedhja e Ronald Reagan president më 1980 paralajmëroi një zhvendosje drejt djathtizmit në politikën amerikane, që u pasqyrua në ndryshime madhore në tatim dhe përparësi të shpenzimit, të cilat kishin katër synime kryesore: uljen e shpenzimeve qeveritare, uljen e taksave të të ardhurave dhe fitimit kapital, pakësimin e rregullimit qeveritar dhe kontrollin e parase e uljen e inflacionit. Mandati i dytë në detyrë i tij solli skandalin “Iran-Contra,” por edhe përparimin e madh diplomatik me Bashkimin Sovjetik. Shpërbërja që pasoi e Bashkimit Sovjetik përfundoi Luftën e Ftohtë.

    Periudha bashkëkohore
     
    Qendra Tregtare Botërore në mëngjesin e 11 shtatorit 2001

    Roli udhëheqës i SHBA-së dhe aleatëve në Luftën e Gjirit, sanksionuar nga OKB-ja, nën drejtimin e presidentit George H. W. Bush, si dhe luftërat e Jugosllavisë (përfshirë edhe Luftën për Çlirimin e Kosovës), nën presidentin Bill Clinton, ndihmuan në ruajtjen e pozitës së superfuqisë.

    Zgjerimi më i madh ekonomik në historinë moderne të SHBA-ve — nga marsi 1991 deri në mars 2001 — shoqëroi administratën Clinton.[14] Një padi civile dhe skandali seksual shpunë në përpjekje për shkarkimin e Clintonit më 1998, por ai mbeti në detyrë.

    Zgjedhjet presidenciale 2000, një prej më të ngushtave në historinë amerikane, u përcaktuan me vendim të Gjykatës Supreme — George W. Bush, i biri i George H. W. Bushit, u bë president.

    Më 11 shtator 2001, terroristët e al-Kaidës goditën Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe Pentagonin në Washington, D.C., duke vrarë gati tremijë njerëz. Si kundërpërgjigje, administrata e Bushit filloi “Luftën kundër Terrorizmit.” Në fundvitin 2001, forcat amerikane udhëhoqën pushtimin e Afganistanit, përmbysën qeverinë talibane dhe prishën kampet stërvitore të al-Kaidës. Kryengritësit talibanë vazhdojnë të zhvillojnë luftë guerile.

    Më 2002, administrata Bush filloi të bëjë trysni për ndërrim regjimi në Irak mbi baza kundërthënëse.[15] Në mungesë të mbështetjes nga NATO ose të një mandati eksplicit të OKB-së për ndërhyrje ushtarake, Bushi organizoi Koalicionin e të Gatshmëve (Coalition of the Willing); forcat e koalicionit preemptivisht invaduan Irakun më 2003 dhe rrëzuan diktatorin ati-amerikan Saddam Hussein. Amnesty International ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për shkelje të të drejtave të njeriut gjatë Luftës kundër Terrorizmit dhe në Luftën e Irakut por jo diktatorin Sadam Husein për vrasjet masive të popullit të tij.[16] Më 2005, uragani Katrina shkaktoi shkatërrime të rënda përgjatë të shumtës së bregdetit të Gjirit të Meksikës, duke shkretuar New Orleansin.

    Më 4 nëntor 2008, në mes të një recensioni ekonomik global, Barack Obama u zgjodh president. Ai ishte i pari afro-amerikan që zgjidhet president i SHBA-ve.

    ^ "Peopling of Americas". Smithsonian Institution, National Museum of Natural History. 2004. Marrë më 2007-06-19. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ Meltzer, D.J. (1992). "How Columbus Sickened the New World: Why Were Native Americans So Vulnerable to the Diseases European Settlers Brought With Them?". New Scientist: 38–38. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ "British Convicts Shipped to American Colonies". American Historical Review 2. Smithsonian Institution, National Museum of Natural History. 1896. Marrë më 2007-06-21. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ Russell, David Lee (2005). The American Revolution in the Southern Colonies. Jefferson, N.C., and London: McFarland, p. 12. ISBN 0-7864-0783-2. ^ Blackburn, Robin (1998). The Making of New World Slavery: From the Baroque to the Modern, 1492–1800. London and New York: Verso, p. 460. ISBN 1-85984-195-3. ^ Morrison, Michael A. (1999). Slavery and the American West: The Eclipse of Manifest Destiny and the Coming of the Civil War. Chapel Hill: University of North Carolina Press, pp. 13–21. ISBN 0-8078-4796-8. ^ "1860 Census" (PDF). U.S. Census Bureau. Marrë më 2007-06-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) Page 7 lists a total slave population of 3,953,760. ^ De Rosa, Marshall L. (1997). The Politics of Dissolution: The Quest for a National Identity and the American Civil War. Edison, NJ: Transaction, p. 266. ISBN 1-56000-349-9. ^ Foner, Eric, and John A. Garraty (1991). The Reader's Companion to American History. New York: Houghton Mifflin, p. 576. ISBN 0-395-51372-3. ^ McDuffie, Jerome, Gary Wayne Piggrem, and Steven E. Woodworth (2005). U.S. History Super Review. Piscataway, NJ: Research & Education Association, p. 418. ISBN 0-7386-0070-9. ^ Kennedy, Paul (1989). The Rise and Fall of the Great Powers. New York: Vintage, p. 358. ISBN 0670728197. ^ "The United States and the Founding of the United Nations, August 1941–October 1945". U.S. Dept. of State, Bureau of Public Affairs, Office of the Historian. 2005. Marrë më 2007-06-11. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ Pacific War Research Society (2006). Japan's Longest Day. New York: Oxford University Press. ISBN 4-7700-2887-3. ^ Voyce, Bill (2006-08-21). "Why the Expansion of the 1990s Lasted So Long". Iowa Workforce Information Network. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2006. Marrë më 2007-08-16. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ "Many Europeans Oppose War in Iraq". USA Today. 2003-02-14. Marrë më 2008-09-01. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Springford, John (2003). "'Old' and 'New' Europeans United: Public Attitudes Towards the Iraq War and US Foreign Policy" (PDF). Centre for European Reform. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 mars 2004. Marrë më 2008-09-01. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ "Amnesty International Report 2007". Amnesty International. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2012. Marrë më 4 qershor 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
    Read less

Phrasebook

Përshëndetje
Hello
Botë
World
Përshendetje Botë
Hello world
Faleminderit
Thank you
Mirupafshim
Goodbye
po
Yes
Nr
No
Si jeni?
How are you?
Mire faleminderit
Fine, thank you
Sa kushton?
How much is it?
Zero
Zero
Një
One

Where can you sleep near Shtetet e Bashkuara të Amerikës ?

Booking.com
489.369 visits in total, 9.196 Points of interest, 404 Destinations, 7 visits today.