Nepali
Context of Nepali
Nepali, emri zyrtar Republika Federale Demokratike e Nepalit është shtet që shtrihet në Azinë e Mesme në mes të Indisë dhe Kinës. Në territoret e Nepalit gjendet pika më e lartë e botës - Mali Everest (8848m). Katmandu është Kryeqyteti i Nepalit.
More about Nepali
- Calling code +977
- Internet domain .np
- Mains voltage 230V/50Hz
- Democracy index 5.22
- Population 29164578
- Area 147181
- Driving side left
- Artikulli kryesor : Historia
Në bazë të hulumtimeve, historia e Nepalit fillon në shekullin e IV pas erës sonë, me formimin e principatave Indiane në vend.Deri në shekullin XVIII këta principata të vogla kanë vazdhuar jetesën e tyre.Në vitin 1769 për herë të parë Principata e Gurkave mori nën kontroll tokat e Nepalit. Në luftërat e viteve 1814-1816 Anglezët e mposhtën Gurkat.Dhe kështu deri në vitin 1846 familjet rrënjësore filluan të luftojnë për Nepalin.Në këtë kohë familja Rana ishte më i dalluar, dhe mposhti familjet tjera.Nepali deri në vitin 1951 ishte nën sundimin e familjes Rana.Në këtë vit Mbreti Tribhubana Bir Bihram që rrjedhte nga familja e Shahut, mori nën kontroll qeverinë e vendit.Më vonë u shpall Monarkia nga Mesruti, dhe pas vdekjes së Mesrutit në krye erdhi djali i tij Mahendra, dhe bëri ndyrshime të mëdha në vend.Në vitin 1962 u shpall Kushtetuta e Re.Me vdekjen e Mahendras, në krye erdhi djali i tij Bir Bihram Shah'u ku u bë Mbreti i Madh. Deri në vitin 1980 në Nepal mbizotëronte protestat.Më 2 maj 1980 në Nepal u organizua referendum ku shteti kaloi në një sistem shtetëror pa partiak.Në vitin 1990 Mbreti Bir Bihram Shah bëri ndryshime në politikat e tyre.Më 19 prill Nepali krijoi një qeveri të pavarur ku zgjodh kryetar Krishna Prasat Bhattanai.