Context of Katalonia

Katalonia apo Katalonja (katalanisht: Catalunya, oksitanisht: Catalonha, spanjisht: [Cataluña] Error: {{Lang}}: text has italic markup (help)) është një territor i kontestuar në mes të Mbretërisë së Spanjës dhe Republikës së Katalonjës në skajin verilindor të Gadishullit Iberik..Statusi i saj kushtetues është subjekt i një mosmarrëveshjeje midis Mbretërisë së Spanjës e cila e sheh atë si një komunitet autonom brenda Spanjës dhe Generalitat de Catalunya që e konsideron atë si një republikë të pavarur pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga Spanja më 27 tetor 2017.Ajo është përcaktuar si shtet nga statusi i saj i mëparshëm si autonomi e Spanjës. Katalonia përbëhet nga katër provinca: Barcelona, ​​Gjirona, Leida dhe Taragona. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është Barcelona, ​​bashkia e dytë më e populluar në Spanjë dhe thelbi i zonës së shtatë më të populluar urbane në Bashkimin Evropian. Katalonia përfshin shumicën e territorit të i...Lexo akoma

Katalonia apo Katalonja (katalanisht: Catalunya, oksitanisht: Catalonha, spanjisht: [Cataluña] Error: {{Lang}}: text has italic markup (help)) është një territor i kontestuar në mes të Mbretërisë së Spanjës dhe Republikës së Katalonjës në skajin verilindor të Gadishullit Iberik..Statusi i saj kushtetues është subjekt i një mosmarrëveshjeje midis Mbretërisë së Spanjës e cila e sheh atë si një komunitet autonom brenda Spanjës dhe Generalitat de Catalunya që e konsideron atë si një republikë të pavarur pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga Spanja më 27 tetor 2017.Ajo është përcaktuar si shtet nga statusi i saj i mëparshëm si autonomi e Spanjës. Katalonia përbëhet nga katër provinca: Barcelona, ​​Gjirona, Leida dhe Taragona. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është Barcelona, ​​bashkia e dytë më e populluar në Spanjë dhe thelbi i zonës së shtatë më të populluar urbane në Bashkimin Evropian. Katalonia përfshin shumicën e territorit të ish-Principatës së Katalonisë (me pjesën e mbetur Roussillon tani pjesë e Pyrénées-Orientales të Francës). Ajo kufizohet nga Francën dhe Andorrën në veri, Detin Mesdhe në lindje, dhe komunitetet autonome spanjolle të Aragonit në perëndim dhe Komuniteti i Valencias në jug. Gjuhët zyrtare janë katalonishtja, spanjishtja, dhe dialektin aranez i oksitanishtes.

Në fund të shekullit VIII, kontet e Markës të Gothisë dhe Markës Spanjolle u krijuan nga Mbretëria frënge si vasalë feudale rreth dhe pranë Pirenejve lindore, si një pengesë mbrojtëse kundër muslimanëve. Kontet lindore të këtyre markave u bashkuan nën sundimin e vasalit frëng Kontit të Barcelonës, ​​dhe më vonë u quajtën Kataloni. Në vitin 1137, Katalonia dhe Mbretëria e Aragonit u bashkuan me martesë nën Kurorën e Aragonit, dhe Principata e Katalonisë u bë baza për fuqinë detare dhe ekspansionizmin e Kurorës së Aragonit në Mesdhe. Në periudhën e vonë të Mesjetës lustroi letërisa katalane. Midis viteve 1469 dhe 1516, Mbreti i Aragonit dhe Mbretëresha e Kastilit u martuan dhe sunduan mbretëritë e tyre së bashku, duke ruajtur të gjitha institucionet e tyre të veçanta, gjykatat (kuvendi) dhe kushtetuta.

Gjatë Luftës Franko-Spanjolle (1635–1659), Katalonia u revoltua (1640–1652) kundër një pranie të madhe dhe të rëndë të Ushtrisë mbretërore në territorin e saj, duke u bërë republikë nën mbrojtjen franceze. Brenda një periudhe të shkurtër, Franca mori kontrollin e plotë të Katalonisë, me një kosto të lartë ekonomik për Kataloninë, derisa u ripushtua nga ushtria spanjolle. Sipas kushteve të Traktatit të Pirenejve në vitin 1659, i cili përfundoi luftën më të gjerë franko-spanjolle, Kurora spanjolle i dha pjesët veriore të Katalonisë, kryesisht të inkorporuar në qarkun Roussillon, Francës. Gjatë Luftës për Trashëgiminë Spanjolle (1701–1714), Kurora e Aragonit u pozicionua kundër Filipit V Bourbon të Spanjës, fitorja e mëvonshme e së cilit çoi në heqjen e institucioneve jo-kastile në të gjithë Spanjën dhe në zëvendësimin e gjuhës latine dhe të gjuhëve të tjera (si katalonishtja) me gjuhën spanjolle në dokumentet ligjore.

Në shekullin XIX, Katalonia u prek rëndë nga Luftërat Napoleonike dhe Karliste. Në gjysmën e dytë të shekullit, Katalonia përjetoi një industrializim të rëndësishëm. Gjërsa pasuria nga zgjerimi industrial u rrit, Katalonia pa një rilindje kulturore të shoqëruar me nacionalizmin fillestar, ndërsa u shfaqën disa lëvizje të punëtorëve. Në vitin 1914, katër provincat katalane formuan një mankomunidad, dhe me rikthimin e demokracisë gjatë Republikës së Dytë Spanjolle (1931–1939), Gjeneraliteti i Katalonisë u rivendos si një qeveri autonome. Pas Luftës Civile Spanjolle, diktatura frankoiste miratoi masa represive, heqjen e institucioneve katalane dhe ndalimin e përdorimit zyrtar të gjuhës katalane përsëri. Nga fundi i viteve 1950 deri në fillim të viteve 1970, Katalonia pa rritje të shpejtë ekonomike, duke tërhequr shumë punëtorë nga e gjithë Spanja, e duke e bërë Barcelonën një nga zonat më të mëdha industriale metropolitane të Evropës dhe duke e kthyer Kataloninë në një destinacion të madh turistik. Që nga tranzicioni spanjoll në demokraci (1975–1982), Katalonia ka rifituar autonomi të konsiderueshme vendore në çështjet politike, arsimore, mjedisore dhe kulturore dhe tani është një nga komunitetet ekonomikisht më dinamike të Spanjës.

More about Katalonia

Basic information
  • Currency Euro
  • Native name Catalunya
  • Internet domain .cat
  • Speed limit 120
  • Mains voltage 230V/50Hz
Population, Area & Driving side
  • Population 7747709
  • Area 31895
  • Driving side right

Phrasebook

Përshëndetje
Hola
Botë
Món
Përshendetje Botë
Hola món
Faleminderit
Gràcies
Mirupafshim
Adéu
po
Nr
No
Si jeni?
Com estàs?
Mire faleminderit
Bé gràcies
Sa kushton?
Quant costa?
Zero
Zero
Një
Un

Where can you sleep near Katalonia ?

Booking.com
489.162 visits in total, 9.196 Points of interest, 404 Destinations, 68 visits today.