Context of Holanda

Holanda (holandisht Nederland), joformalisht Holland, është shtet që ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës me disa ishuj në Karaibe. Është më i madhi nga katër vendet përbërëse të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta. Holanda laget nga Deti i Veriut në veri dhe perëndim dhe kufizohet me Belgjikën në jug dhe Gjermaninë në lindje. Kryeqytet i vendit është Amsterdami dhe selia e qeverisë është në Hagë.

Holanda është një vend gjeografikisht i ulët, me rreth 25 për qind të sipërfaqes së saj dhe 21 % të popullsisë së saj të ndodhur nën nivelin e detit, dhe 50 % e tokës së saj ndodhet më pak se një metër mbi nivelin e detit. Sipërfaqe e konsiderueshme e tokës është fituar nga deti nëpërmjet pritave. Pjesa më e madhe e Holandës është e formuar nga grykëderdhja e tre lumenjve të rëndësishëm evropiane, të cilat së bashku me degët e tyre formojnë deltën Rhein-Meuse-Scheldt. Pjesa më e madhe e vendit është shumë e sheshtë, me përjashtim të zonës kodrinore ​​në skajin j...Lexo akoma

Holanda (holandisht Nederland), joformalisht Holland, është shtet që ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës me disa ishuj në Karaibe. Është më i madhi nga katër vendet përbërëse të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta. Holanda laget nga Deti i Veriut në veri dhe perëndim dhe kufizohet me Belgjikën në jug dhe Gjermaninë në lindje. Kryeqytet i vendit është Amsterdami dhe selia e qeverisë është në Hagë.

Holanda është një vend gjeografikisht i ulët, me rreth 25 për qind të sipërfaqes së saj dhe 21 % të popullsisë së saj të ndodhur nën nivelin e detit, dhe 50 % e tokës së saj ndodhet më pak se një metër mbi nivelin e detit. Sipërfaqe e konsiderueshme e tokës është fituar nga deti nëpërmjet pritave. Pjesa më e madhe e Holandës është e formuar nga grykëderdhja e tre lumenjve të rëndësishëm evropiane, të cilat së bashku me degët e tyre formojnë deltën Rhein-Meuse-Scheldt. Pjesa më e madhe e vendit është shumë e sheshtë, me përjashtim të zonës kodrinore ​​në skajin juglindor dhe disa vargjeve kodrash në pjesën qendrore.

Holanda është një nga vendet e para që ka pasur një parlament të zgjedhur. Ajo është anëtare themeluese i BE-së, NATO, OECD dhe OBT. Bashkë me Belgjikën dhe Luksemburgun formon bashkimin ekonomik të Beneluksit. Në Holandë ndodhet Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike dhe pesë gjykata ndërkombëtare: Gjykata e Përhershme të Arbitrazhit, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe Tribunali special për Libanin. Holanda ka një ekonomi tregu kapitaliste, duke u renditur e 13-ta ndër 157 shtete, sipas Indeksit të Lirisë Ekonomike. Në maj të vitit 2011, Holanda u rendit si vendi "më i lumtur" sipas rezultateve të publikuara nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Holanda gjithashtu quhet Holland në gjuhë të ndryshme. Sidoqoftë, Holland është vetëm një rajon brenda vendit që përbëhet nga Hollanda e Veriut dhe e Jugut, dy nga dymbëdhjetë provincat e kombit.

More about Holanda

Basic information
  • Currency Euro
  • Native name Nederland
  • Calling code +31
  • Internet domain .nl
  • Speed limit 130
  • Mains voltage 230V/50Hz
  • Democracy index 8.96
Population, Area & Driving side
  • Population 17590672
  • Area 41543
  • Driving side right
Kronollogjia

Phrasebook

Përshëndetje
Hallo
Botë
Wereld
Përshendetje Botë
Hallo Wereld
Faleminderit
Dank je
Mirupafshim
Tot ziens
po
Ja
Nr
Nee
Si jeni?
Hoe gaat het met je?
Mire faleminderit
Fijn, bedankt
Sa kushton?
Hoeveel is het?
Zero
Nul
Një
Een

Where can you sleep near Holanda ?

Booking.com
487.408 visits in total, 9.187 Points of interest, 404 Destinations, 34 visits today.