Toraja
Torajanët janë një grup etnik indigjen në një rajon malor të Sulawesi Jugor, Indonezi. Popullsia e tyre është përafërsisht 1,100,000, prej të cilëve 450,000 jetojnë në mbretërinë e Tana Toraja ("Toka e Toraja"). Shumica e popullsisë është të krishterë, ndërsa të tjerët janë muslimanë ose kanë besime animiste lokale të njohura si aluk ("rruga"). Qeveria indoneziane e ka njohur këtë besim animist si Aluk To Dolo ("Rruga e paraardhësve").
Fjala Toraja vjen nga termi i gjuhës Bugine në riaja, që do të thotë "njerëzit e lumenjve". Qeveria holandeze koloniale e quajti popullin Toraja në vitin 1909. Torajanët janë të njohur për ritet e tyre të përpunuara si funeralet, vendet e varrimit të gdhendura në shkëmbinjtë gurorë, shtëpitë tradicionale me kulme, të njohura si tongkonan, dhe gdhendje druri të shumëngjzrshme. Ritet funerale të Torajas janë ngjarje të rëndësishme shoqërore, zakonisht të ndjekura nga qindra njerëz dhe që zgjasin disa ditë.
Para shekullit të 20-të, Torajanët jetonin në fshatra autonome, ku praktikonin animizëm dhe ishin relativisht të paprekur nga bota e jashtme. Në fillim të viteve 1900, misionarët holandezë fillimisht u munduan ti këthejnë malësorët e Torajaës në të krishterë. Kur regjimi i Tana Toraja u hap më tepër në botën e jashtme në vitet 1970, u bë një ikonë e turizmit në Indonezi: ajo u shërbeu për zhvillimin e turizmit dhe u studiua nga antropologët. Nga vitet 1990, kur turizmi arriti kulmin, shoqëria Toraja kishte ndryshuar ndjeshëm, nga një model agrar - në të cilin jeta shoqërore dhe zakonet ishin krijimet e Aluk To Dolo - në një shoqëri me shumë të krishterë. Sot, turizmi dhe paratë e dërguara nga Torajanët emigrant kanë bërë për ndryshime të mëdha në malësinë Toraja, duke i dhënë Torajas një status të famshëm në Indonezi dhe duke rritur krenarinë e grupit etnik Toraja.