Tipi

Tipi ose Filumi (phylum), në sistematikën e biologjisë, përkatësisht në botanikë, zoologji dhe bakteriologji, është një nivel i klasifikimit taksonomik i cili renditet më poshtë se mbretëria dhe mbi klasën. Tradicionalisht, në botanikë termi ndarje ka qenë përdorur në vend të filumit, edhe pse Kodi Ndërkombëtar i Nomenklaturës për algat, kërpudhat dhe bimët e pranon termin si ekuivalent. Në varësi të përcaktimeve, mbretëria e kafshëve animalia ose metazoa përmban rreth 35 filume, mbretëria bimore përmban rreth 14, ndërsa mbretëria e kërpudhave përmban rreth 8 filume. Hulumtimet aktuale në flogjenetikë kanë zbuluar marrëdhëniet në mes të filumeve, të cilat janë të përfshira në klade të mëdha, si ecdisozoa dhe embriofita.

Termi filum (phylum) është shpikur në vitin 1866 nga Ernst Haeckel nga fjala greke phylon (φῦλον, "racë, soj"), që lidhet me fjalën phyle (φυλή, "fisi, klani"). Haeckel theksonte se speciet vazhdimisht evoluuan në lloje të reja që duket se ruanin disa tipare të qëndrueshme mes vete dhe për këtë arsye edhe disa karakteristika që i dallonin ata si një grup ("një unitet me vete").

  • Në disa sistematizime, mbretëria e kafshëve së pari ndahet në seksione (divizione), të cilat më pas ndahen në filume. Kafshët bilaterale kështu paraqiten pjesërisht si një ndarje.
  • Në botanikë dhe mikologji, krahas termit filum (phylum) lejohet edhe termi ndarje (divisio) si një sinonim.
  • Në bakteriologji, termi "filum" lejohet gjithashtu të përdoret edhe për një klon

Destinations