Tempujt shpellorë në Badami janë një kompleks prej pesë tempujsh shpellorë hindu, xhainistë dhe me gjasa budistë që gjenden në Badami, një qytet në distriktin Bagalkot në pjesën veriore të Karnatakas në Indi. Shpellat konsiderohen një shembull i arkitekturës shkëmbore të Indisë, veçanërisht i Arkitekturës Badami Chalukya, që daton që nga shekulli i VI. Badami ishte më parë i njohur si Vataapi Badami, kryeqyteti i hershëm i dinastisë Chalukya, që sundoi një pjesë të madhe të Karnataka-s nga shekulli i VI deri në shekullin e VIII. Badami gjendet në bregun perëndimorë të një liqeni artificial të rrethuar nga një mur dheu me shkallë guri; është i rrethuar në veri dhe jug nga fortesa të ndërtuara në kohë më të vona. Tempujt shpellorë në Badami përfaqësojnë disa nga shembujt më të hershëm të njohur të tempujve hindu. UNESCO e ka përshkruar dizajnin e tempuve shpellorë në Badami dhe në Aihole, si transformues të as luginës së lumit Malaprabha në djepin e arkitekturës tempullore që p...Lexo akoma
Tempujt shpellorë në Badami janë një kompleks prej pesë tempujsh shpellorë hindu, xhainistë dhe me gjasa budistë që gjenden në Badami, një qytet në distriktin Bagalkot në pjesën veriore të Karnatakas në Indi. Shpellat konsiderohen një shembull i arkitekturës shkëmbore të Indisë, veçanërisht i Arkitekturës Badami Chalukya, që daton që nga shekulli i VI. Badami ishte më parë i njohur si Vataapi Badami, kryeqyteti i hershëm i dinastisë Chalukya, që sundoi një pjesë të madhe të Karnataka-s nga shekulli i VI deri në shekullin e VIII. Badami gjendet në bregun perëndimorë të një liqeni artificial të rrethuar nga një mur dheu me shkallë guri; është i rrethuar në veri dhe jug nga fortesa të ndërtuara në kohë më të vona. Tempujt shpellorë në Badami përfaqësojnë disa nga shembujt më të hershëm të njohur të tempujve hindu. UNESCO e ka përshkruar dizajnin e tempuve shpellorë në Badami dhe në Aihole, si transformues të as luginës së lumit Malaprabha në djepin e arkitekturës tempullore që përckatoi komponentët e tempujve të mëvonshëm hindu kudo në Indi. Shpellat nga 1 deri në 4 janë në skarpatën e kodrës në formacionin e shkëmbit ranor të Badamit, në jug-lindje të qytetit. Në shpellën 1, midis skulpturave të ndryshmetë hyjnive hindu dhe temat e tyre, një skalitje e shquar është Shiva duke kërcyer Tandava si Nataraja. Shpella 2 është kryesisht e ngjashme me shpellën 1 për sa i përket planimetrisë dhe përmasave, me subjektet hindu nga të cilat relievi i Vishnu-s si Trivikrama është më i madhi. Shpella më e madhe është shpella 3, që është e lidhur me mitologjinë e Vishnu-së dhe që është gjithashtu shpella me skalitjet më të sofistikuara në kompleks. Shpella 4 i është kushtuar nderimit të figurave të xhainizmit. Shpella 5 mund të jetë një shpellë budiste. Një tjetër shpellë u zbulua në vitin 2015, rreth 500 m nga katër shpellat kryesore, me 27 relieve hindu.

Tempujt shpellorë, të numëruar nga 1 deri në 4 në rendin e krijimit të tyre, që qytetin e Badamit, (i njohur edhe si kryeqyteti i hershëm i dinastisë Chalukya[1]) janë datuar nga shekulli i VI e tëhu. Datimi i saktë njihet vetëm për shpellën 3, që është një tempull kushtuar Vishnu-së. Një mbishkrim i gjetur aty regjistron krijimin e faltores nga Mangalesha në datën Saka 500 (kalendari hënor, viti 578/579 i e.s.).[2] Mbishkrimi, i shkruar në gjuhën kanada,[3][4] ka lejuar datimin e këtyre tempujve shkëmboro-shpellorë në shekullin e VI.[3][5][6] Kompleksi i shpellave në Badami është përcaktuar si kandidaturë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s nën titullin "Evolucioni i arkitekturës tempullore Aihole-Badami-Pattadakal" në luginën e lumit Malaprabha, e konsideruar si djepi i arkitekturës tempullore që krijoi modelin e tempujve hindu në rajon.[7][8] Punimet artistike në shpellat 1 dhe 2 paraqesin stilin verior të Dekanit të shekujve të VI dhe të VII, ndërsa ato në shpellën 3 përfaqësojnë njëkohësisht dy tradita artistike të lashta të Indisë; stilin verior të arkitekturës Nagara dhe atë jugor të arkitekturës dravida.[9][10] Shpella 3 tregon edhe ikona dhe relieve në stilin Vesara, një shkrirje krijuese e ideve nga të dy stilet, ashtu si dhe disa nga shembujt historik më të hershëm të mbijetuar në Karnataka të motifeve yantra-chakra (simbolizëm gjeometrik) dhe piktura me ngjyra.[11][12][13] Tre shpellat e para kanë skulptura të ikonave dhe legjendave hindu që kanë të bëjnë me Shivan dhe Vishnunë,[14] ndërsa shpella 4 ka ikona dhe motive xhainiste.[15]

Shto një koment të ri