Abu Simbeli (ose Abu Simbal, Ebsambul si dhe Isambul) (أبو سمبل në arabisht), është një sit arkeologjik i Egjiptit, që gjendet në një fshat në Nubi, në Egjiptin e jugut, pranë kufirit me Sudanin, në bregun perëndimor të liqenit Nasser, rreth 280 km rrugë në jug-perëndim të Asuanit. Kompleksi është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s të njohur si "Monumentet nubiane", që vazhdojnë nga Abu Simbeli përgjatë rrjedhës së Nilit deri në Filae (pranë Asuanit). Kompleksi arkeologjik i Abu Simbelit, në gjuhën egjiptiane Meha, është i përbërë kryesisht nga dy tempuj gjigandë në shkëmb, të quajtur Tempuj shkëmborë të gërmuar në anën e malit nga faraoni Ramsesi II në Shekullin e XIII p.e.s., si monumente kushtuar vetë atij dhe mbretëreshës Nefertari, gruas më të dashur të shumë grave të Ramsesit të ngritur për të impresionuar fqinjët jugorë Nubianë dhe për të përkujtuar fi...Lexo akoma

Abu Simbeli (ose Abu Simbal, Ebsambul si dhe Isambul) (أبو سمبل në arabisht), është një sit arkeologjik i Egjiptit, që gjendet në një fshat në Nubi, në Egjiptin e jugut, pranë kufirit me Sudanin, në bregun perëndimor të liqenit Nasser, rreth 280 km rrugë në jug-perëndim të Asuanit. Kompleksi është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s të njohur si "Monumentet nubiane", që vazhdojnë nga Abu Simbeli përgjatë rrjedhës së Nilit deri në Filae (pranë Asuanit). Kompleksi arkeologjik i Abu Simbelit, në gjuhën egjiptiane Meha, është i përbërë kryesisht nga dy tempuj gjigandë në shkëmb, të quajtur Tempuj shkëmborë të gërmuar në anën e malit nga faraoni Ramsesi II në Shekullin e XIII p.e.s., si monumente kushtuar vetë atij dhe mbretëreshës Nefertari, gruas më të dashur të shumë grave të Ramsesit të ngritur për të impresionuar fqinjët jugorë Nubianë dhe për të përkujtuar fitoren në Betejën e Kadeshit si dhe të përforconte statusin e fesë egjiptiane në rajon. Historianët thonë se projekti i Abu Simbelit është shprehje e egos dhe krenarisë së Ramsesit të II. Secili tempull kishte priftin e tij që përfaqësonte faraonin në ceremonitë e përditshme fetare. Në teori, faraoni duhet të ishte zbatuesi i vetëm i ceremonive të përditshme fetare të kryera përgjatë Egjiptit. Në të vërtetë, prifti i madh luante gjithashtu atë rol. Për të arritur atë pozicion, ishte i nevojshëm një formim i gjerë në arte dhe shkenca, siç e kishte dhe faraoni. Leximi, shkrimi, inxhinieria, aritmetika, gjeometria, astronomia, matja hapësinore dhe llogaritja e kohës ishin pjesë e këtij formimi. Priftërinjtë e Heliopolisit, për shembull, bëheshin gardianë të diturisë së shenjtë dhe fitonin reputacionin e njerëzve të ditur. Në vitin 1968 kompleksi u zhvendos i gjithi në kodrën artificiale të përbërë nga një strukturë me kube, për të shmangur përmbytjen nga liqeni artificial Nasser. Në 1979 u shpall trashëgimi e njerëzimit nga UNESCO.

 Pamje panoramike e tempujve të Abu Simbelit

Ndërtimi i kompleksit tempullor nisi afërsisht në 1264 p.e.s. dhe zgjati për rreth 20 vjet, deri në 1244 p.e.s.. I njohur si "Tempulli i Ramsesit, të përzemërtit të Amonit" ai ishte një nga gjashtë Tempujt shkëmborë të ngritur në Nubia gjatë mbretërimit të gjatë të Ramsesit të II. Ramsesi shkoi në Abu Simbel bashkë me gruan e tij të paraqëlqyer në vitin e 24-rt të mbretërimit të tij. Një legjendë tregon se mbretëresha Nefertari vdiq në hyrje të tempullit të madh ndërsa gati me siguri ajo vdiq para përfundimit të tempullit kushtuar asaj.[1]

 1 tetor 1965, statujat e Ramsesit II duke u zhvendosur

Me kalimin e kohës tempujt u braktisën dhe për pasojë u mbuluan me rërë. Që në Shekullin e VI p.e.s. rëra i kishte mbuluar statujat e tempullit kryesor deri te gjunjët. Tempulli ishte harruar deri në më 22 mars 1813,[2] kur orientalisti zvicerian Johann Ludwig Burckhardt zbuloi frizën e kreut të tempullit kryesor. Burckhardt folit rreth zbulimit të tij me eksploruesin italian Giovanni Battista Belzoni, i cili udhëtoi deri te siti, por qe i paaftë të gërmonte një hyrje për në tempull. Belzoni u rikthye më 1 gusht 1817, këtë herë duke arritur në përpjektjen e tij për të hyrë në kompleks.[3] Një përshkrim i hershëm i detajuar i tempujve, së bashku me vizatime bashkohore, mund të gjenden te Description of Egypt (1825-1828) i Edward William Lane.[4] Guidat turistike të sitit tregojnë legjendën se "Abu Simbeli" ishte një djal i vogël vendas që udhëzoi këtë rizbulim të hershëm të sitit të mbuluar nga rëra që kishte parë herë pas here në rërën e lëvizur, Për pasojë, arkeologët e emërtuan kompleksin me emrin e tij. Në 1960 presidenti egjiptian Nasser vendosi të niste punimet për ndërtimin e digës së madhe të Asuanit, vepër që parashihte formimin e një baseni të pamatë artificial. Një projekt i tillë rrezikonte të fshinte vepra të shumta të ndërtuara nga egjiptianët e lashtë medis të cilave vetë tempujt e Abu Simbelit. Falë ndërhyrjes së UNESCOs, plot 113 vende u aktivizuan duke dërguar njerëz, para dhe teknologji për të shpëtuar monumentin. U formuluan propozime të shumta për këtë qëllim dhe ajo që në fund, mori më tëpër përkrahje qe ajo suedeze[5] për të prerë, numëruar dhe çmontuar bllok pas blloku gjithë pjesën e gdhendur të kodrës mbi të cilën ishin ngritur tempujt dhe më pas të të rindërtoheshin monumentet në një pozicion të ri 65 m më lart dhe 300 m më mbrapa përkundrejt basenit që do të krijohej. Punimet zgjatën nga viti 1964 deri në vitin 1968 me përdorimin e mbi 2000 njerëzve, të drejtuar nga një grup ekspertësh italianë të nxjerrjes së mermerit[6] të ardhur nga Carrara (MS) dhe Mazzano (BS) si dhe një sforco teknologjike pa precedentë në historinë e arkeologjisë. Sipërmarrja kushtoi në tërësi rreth 40 milionë dollarë. Rindërtimi përfshiu edhe ngritjen e një kupole betoni të vendosur pak mbi monumentin me funksionin e dyfishtë të ruajtjes së strukturës dhe për ti dhënë formë kodrës artificiale ku u ngjitën tempujt. Ndërhyrja përfshiu si tempullin kryesor kushtuar Ramsesit II ashtu edhe atë dytësor kushtuar mbretëreshës Nefertari. Në rindërtimin e tempujve, rreth 210 metra më mbrapa dhe 65 metra më lart,[7] u ruajt orientimi origjinal përkundrejt yjeve dhe diellit, në mënyrë që të lejonte (megjithëse me shtrembërimin me një ditë) në lindjen e diellit, dy herë në vit - më 22 shkurt dhe 22 tetor - të ndriçonte dhomën qendrore të tempullit madhor ku rrinë në fron katër perëndi të ulura: Ptahu, Amoni, Ramsesi II e Ra. Monumente të tjera me rëndësi dhe përmasa më të vogla, edhe ata të kërcënuar nga niveli i ujrave u çmontuan dhe dhuruan muzeve të ndryshëm.

 Planimetria e tempullit të madh^ Mario Tosi: Dizionario enciclopedico delle divinità dell'antico Egitto, fq. 269 ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Damiano-Appia ^ Edda Bresciani: Grande enciclopedia illustrata dell'antico Egitto, fq. 26 ^ Edward William Lane: "Descriptions of Egypt"; American University in Cairo Press. fq. 493-502. ^ Guy Rachet: Dizionario Larousse della civiltà egizia, fq. 24 ^ "Visita ai templi di Abu Simbel in Alto Egitto" (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 30 janar 2009. Marrë më 27 maj 2016. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Damiano-Appia1
Photographies by:
Gary Todd from Xinzheng, China - CC0
Gary Todd from Xinzheng, China - CC0
Gary Todd from Xinzheng, China - CC0
Gary Todd from Xinzheng, China - CC0
Gary Todd from Xinzheng, China - CC0
Statistics: Position
24
Statistics: Rank
2779812

Shto një koment të ri

Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Security
215964387Click/tap this sequence: 4199

Google street view

Where can you sleep near Abu Simbeli ?

Booking.com
489.902 visits in total, 9.197 Points of interest, 404 Destinations, 67 visits today.