Perandoria Osmane

Perandoria Osmanllije ose Osmane (osmanisht دولت عليه عثمانیه‎ Devlet-i ʿAlīye-i ʿOsmānīye, turqisht Osmanlı İmparatorluğu), e njohur edhe si Perandoria Turke, ishte një perandori e themeluar në fund të shekullit XIII në Azinë e Vogël veriperëndimore, gjëgjësisht në rrethinën e Bilexhikut dhe Sëgytit, nga kreu fisnor oguz turk Osmani. Pas vitit 1354, osmanët kaluan në Evropë, dhe me pushtimin e Ballkanit, Bejllëku Osman u kthye në një perandori transkontinentale. Osmanët i dhanë fund Perandorisë Bizantine në vitin 1453 me pushtimin e Kostadinopojës nga Mehmet Fatihu.

Gjatë shekujve XVI dhe XVII, në kulmin e fuqisë së saj nën sundimin e Sylejmanit të Madhërishëm, Perandoria Osmane ishte një perandori shumëkombëshe e shumëgjuhëshe, që sundonte mbi pjesën më të madhe të Evropës juglindore, pjesë të Evropës qendrore, Azisë perëndimore, Kaukazit, Afrikës veriore, dhe Bririt të Afrikës. Në fillimin e shekullit XVII, perandoria përfshinte 32 vilajetet dhe shtetet e shumta vasale.

Me Kostadinopojën si kryeqytet dhe me kontrollin e tokave rreth Detit Mesdhe, Perandoria Osmane ishte qendra e ndërveprimeve mes Lindjes dhe Perëndimit për gjashtë shekuj. Përderisa dikur ishte menduar se perandoria kishte hyrë në një periudhë rënieje pas vdekjes së Sylejmanit të Madhërishëm, kjo pikëpamje nuk mbështetet më nga shumica e historianëve akademikë. Perandoria vazhdoi të ruante një ekonomi, shoqëri, dhe ushtri të fuqishme gjatë shekullit XVII dhe shumicës së shekullit XVIII. Sidoqoftë, gjatë një periudhe të gjatë paqeje nga viti 1740 deri në vitin 1768, sistemi ushtarak osman mbeti pas sistemit të rivalëve të tyre evropianë, Perandorisë Habsburge dhe Ruse. Osmanët vazhdimisht pësuan humbje të rënda ushtarake në fund të shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX, gjë që i nxiti ata që të fillojnë një proces gjithëpërfshirës të reformimit dhe modernizimit të perandorisë, të njohur si Tanzimati. Kështu, gjatë rrjedhës së shekullit XIX, Perandoria Osmane u bë më e fuqishme dhe e organizuar, pavarësisht humbjeve të mëtejshme territoriale, veçanërisht në Ballkan, ku u shfaqën një numër i shteteve të reja. Perandoria lidhi aleancë me Gjermaninë në fillim të shekullit XX, duke shpresuar të arratisej nga izolimi diplomatik që kishte kontribuar në humbjet territoriale të saj, dhe kështu filloi Luftën e Parë Botërore në anën e Fuqive Qendrore.

Ndërsa perandoria ishte në gjendje të mbajë vetën gjatë luftës, ajo po përballej me mospajtime të brendshme, veçanërisht me Revoltën Arabe. Gjatë kësaj kohe, krime të mëdha u kryen nga qeveria osmane kundër armenëve, asirianëve dhe grekëve pontikë.

Lexo akoma

Disfata e Perandorisë Osmane dhe pushtimi i një pjese të territorit të saj nga Fuqitë Aleate si rrjedhojë e Luftës së Parë Botërore rezultuar në copëtimin e saj dhe humbjen e territoreve të saj në Lindjen e Mesme, të cilat janë ndarë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, sipas Marrëveshjes Sykes–Picot. Lufta e suksesshme turke për pavarësi kundër aleatëve pushtues çoi në shfaqjen e Republikës së Turqisë në Azinë e Vogël dhe në heqjen e Dinastisë osmane dhe fundin zyrtar te Perandorise Osmane si perandori multi etnike Islamike dhe shfuqizimin e Sulltanit Osman si Kalif i Islamit.

Destinations