パゴダ ( Pagoda kineze )

Pagodat kineze (kinezçe=塔 - në transliteracionin pinyin shkruhet Tǎ) janë një pjesë arkitekturës tradicionale kineze. Përveç përdorimit fetar, që nga kohët e lashta Pagodat kineze kanë qenë vlerësuar për pamjet spektakolare që ofrojnë dhe shumë poema të famshme në historinë kinezse përmendin gëzimin e ngjitjes nëpër shkallët e pagodave. Pagoda është një kullë me strehë të mbivendosura të shumë-fishta, ndërtuar në traditat me orgjinë nga Azia e jugut dhe të zhvilluara më tej në Azinë lindore ose në përputhje me traditat e rajonit, të zakonshme në Nepal, Indi, Kinë, Japoni, Kore, Vietnam, Burma, Sri Lanka dhe vende të tjera të Azisë. Disa pagoda janë përdorur si shtëpi adhurimi taoiste. Shumica e pagodave u ndërtuan për qëllime fetare, më së shumti budiste. Në disa vende, termi mund të tregoi struktura të tjera fetare. Në Vietnam dhe Kamboxhia, për shkak të përkthimit francez, termi anglisht Pagoda është një term i përgjithshëm që i referohet një vendi adhurimi, megjithëse pagoda nuk është një fjalë e saktë për të përshkruar një vihara budiste në këtë rast. Pagoda moderne është një evoluim i stupa-s së Nepalit të lashtë, një strukturë si varr ku mund të mbaheshin dhe adhuroheshin reliket e shenjta. Struktura arkitekturore e stupa-s u përhap përgjatë Azisë, duke marrë forma të ndryshme pasi detaje specifike të vendeve të ndryshme i shtoheshin dizajnit të saj të përgjithshëm.

Destinations