نوروز ( Nevruzi )

Nevruzi (persisht: نوروز‎ Nowruz, [nouˈɾuːz]; "ditë e re") është emri i vitit të ri iranian, i njohur edhe si Viti i Ri pers. Dita e Sulltan Novruzit e ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Në këtë ditë çdo gjë ringjallerohet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

"Nevruzi" vjen nga persishtja dhe do të thotë “Dita e re”, ndërsa "Sulltan" është titulli i lartë që tregon rëndësinë e kësaj dite. Festa e Sulltan Novruzit ka mbërritur në fiset shqiptare së bashku me besimin bektashian, në shekujt XV-XVI. Në shekullin XX dhe në mënyrë të veçantë në mesin e tij, kjo festë është shndërruar në një manifestim mbarëkombëtar. Diktatura komuniste në Shqipëri, e prirur drejt ateizmit, në vitin 1967 i mbylli të gjitha objektet e kultit, përfshi ato të besimit bektashian.

Në Shqipëri Dita e Novruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996. Sekti i bektashinjve është i vendosur kryesisht në jug të vendit, ndërkohë që ai ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë. Bektashinjtë janë të përhapur edhe në Kosovë dhe në Maqedoni, ku krahas sunitëve ata përbëjnë popullsinë shqiptare të besimit mysliman.

Meqenesë Sulltan Nevruzi nuk është i zyrtarizuar në kalendarin islam kryegjyshi duhet te konfirmoje se ne cilin kalendar jashte islam. Dita e Novruzit festohet edhe ne vende te tjera të botës myslimane (Ymmeti), në ditë që variojnë nga 20 deri më 26 mars, si:


  • Azerbaixhan (20 deri 24 mars, 5 ditë)
  • Kirgistan (21 mars)
  • Stampa:Country data Iraq Irak (de jure në Stampa:Country data Kurdistan Kurdistanin Iraken) (21 mars)
  • Iran (21 deri 24 mars, 4 ditë per të gjithë ndërsa 14 ditë për shkollat dhe universitetet)
  • Kazakistan (21 deri 23 mars, 3 dite)
  • Shqipëri (22 mars)
  • Stampa:Country data Tajikistan Taxhikistan (21 deri 24 mars, 4 dite)
  • Turkmeni (21 deri 22 mars, 2 dite)
  • Uzbekistan (21 mars)

Destinations