बंगाल बाघ ( Tigri Bengalez )

Tigri Bengalez (Panthera tigris tigris) është nënlloji më i madh i tigrave në Azi që numëronte më pak se 2,500 individë në vitin 2011. Që në vitin 2008 u listua si i rrezikuar në Listën e Kuqe të BNRN-së pas humbjes së habitatit. Asnjë rezervë e tigrave nuk konsiderohet të mbajë më shumë se 250 individë të rritur.Popullsia e tigërve në Indi ishte vlerësuar në 1,706-1,909 individë në 2010.  Deri në vitin 2018, popullsia ishte rritur në rreth 2,603–3,346 individë. Rreth 440 tigër vlerësohen në Bangladesh , 163-253 tigër në Nepal dhe 103 tigër në Bhutan .

Tigri arriti në nënkontinentin Indian rreth 12,000 vjet më parë. Popullata e tigrave në Indi vlerësohej me 1,706–1,909 në vitin 2010. Në 2014 popullata pësoi një rritje me rreth 30% dhe kishte rreth 2,226 individë. Rreth 440 tigra gjenden në Bangladesh, 163–253 tigra në Nepal dhe 103 tigra në Butan.

Tigri Bengalez renditet si macja më e madhe e egër. Është simboli kombëtar i Indisë dhe Bangladeshit.