Miguelitos
Miguelitos janë një lloj pastiqesh të mbushur me krem, të cilit mund t'i referohemi edhe si tortë. Origjina në La Roda, në Castilla–La Mancha, Spanjë. Manuel Blanco, krijuesi i këtyre ëmbëlsirave, lindi në La Roda në vitin 1925. Pasi ishte pjesë e ushtrisë në vitin 1960 ai migroi në një vend të quajtur Pamplona ku u krijua kryevepra e tij. Emri Miguelito erdhi, pasi vendosi t'i jepte mikut të tij Miguel kafshatën e parë të krijimit të tij, prej andej emri kishte ngelur. La Roda de Albacete filloi të njihet me pastiçeri të ndryshëm në të gjithë Spanjën, duke shkaktuar zgjerimin e ëmbëlsirës.