Líneas de Nazca

( Vijat e Nazkas )

Vijat e Nazkas janë figura të shumta e të ndryshme të vizatuara në tokë dhe që mund të shihen vetëm nga ajri. Janë mbi 13.000 vija që formojnë mëse 800 vizatime, që përfshijnë profile të stilizuara kafshësh të rëndomta të zonës, si balena, papagalli, hardhuca (me një gjatësi prej mëse 180 metrash), kolibri, kondori dhe merimanga vigane e gjatë rreth 45 metra etj. Shpesh vijat që formojnë vizatimet janë vetëm disa centimetra të thella në tokë. Ato gjenden në shkretëtirën e Nazkas, një rrafshnaltë e thatë me një sipërfaqe prej rreth 500 km² që shtrihet mëse 80 km midis qyteteve të Nazkas dhe Palpas në Pampas de Jumana të Perusë. Vijat e Nazkas bëjnë pjesë në të ashtuquajturat gjeoglife.

Vijat e Nazkas janë krijuar nga qytetërimi Nazka midis viteve 200 p.e.r dhe 700 e.r. Për shkak të madhësive gjigante të vizatimeve ato mund të shihen vetëm nga ajri, dhe sipas arsyetimit që popullsia Nazka me nivelin e atëhershëm teknologjik nuk mund t´i ketë parë punët e saja nga lartësi...Lexo akoma

Vijat e Nazkas janë figura të shumta e të ndryshme të vizatuara në tokë dhe që mund të shihen vetëm nga ajri. Janë mbi 13.000 vija që formojnë mëse 800 vizatime, që përfshijnë profile të stilizuara kafshësh të rëndomta të zonës, si balena, papagalli, hardhuca (me një gjatësi prej mëse 180 metrash), kolibri, kondori dhe merimanga vigane e gjatë rreth 45 metra etj. Shpesh vijat që formojnë vizatimet janë vetëm disa centimetra të thella në tokë. Ato gjenden në shkretëtirën e Nazkas, një rrafshnaltë e thatë me një sipërfaqe prej rreth 500 km² që shtrihet mëse 80 km midis qyteteve të Nazkas dhe Palpas në Pampas de Jumana të Perusë. Vijat e Nazkas bëjnë pjesë në të ashtuquajturat gjeoglife.

Vijat e Nazkas janë krijuar nga qytetërimi Nazka midis viteve 200 p.e.r dhe 700 e.r. Për shkak të madhësive gjigante të vizatimeve ato mund të shihen vetëm nga ajri, dhe sipas arsyetimit që popullsia Nazka me nivelin e atëhershëm teknologjik nuk mund t´i ketë parë punët e saja nga lartësia, kanë lindur shumë hamendësime për aftësitë dhe shtysat e ndërtuesve të tyre.

Photographies by:
Statistics: Position
117
Statistics: Rank
406200

Shto një koment të ri

Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Security
437629815Click/tap this sequence: 4929

Google street view

Where can you sleep near Vijat e Nazkas ?

Booking.com
487.414 visits in total, 9.187 Points of interest, 404 Destinations, 40 visits today.