平仮名 ( Hiragana )

Hiragana (平仮名, ひらがな, Stampa:IPA-ja) është një rrokëshe japoneze, pjesë e sistemit të shkrimit japonez, së bashku me sistemet katakana dhe kanji.

Është një sistem fonetik i shkronjave. Fjala hiragana fjalë për fjalë do të thotë kana "e rrjedhëshme" ose "e thjeshtë" ("e thjeshtë" në kontrast me kanji).

Hiragana dhe katakana janë të dyja sisteme kana . Me pak përjashtime, çdo rrokje në gjuhën japoneze përfaqësohet nga një karakter (simbol) në secilin sistem. Simboli mund të paraqesë një zanore si psh /a/ (simboli hiragana: あ); një bashkëtingëllore të ndjekur nga një zanore si psh /ka/ (か); ose /N/ (ん), një tingull që ngjason me tingujt m, n ose ng në anglisht( [ŋ] ) kur është në fund të rrokjes ose si zanoret hundore të frëngjishtes ose portugalishtes . Për shkak se karakteret e kanas nuk përfaqësojnë bashkëtingëllore të vetme (përveç rastit të ん të lartpërmendur), kana klasifikohen si simbole rrokjesh dhe jo shkronja alfabetike.

Hiragana përdoret për të shkruar okurigana (prapashtesa që ndjekin një rrënjë e cila shkruhet në kanji), psh shembull për të lakuar foljet dhe mbiemrat, fjalë të ndryshme gramatikore dhe funksionale duke përfshirë pjesëzat, si dhe fjalë të ndryshme të tjera vendase për të cilat nuk ka kanji ose forma kanji e të cilave është e paqartë ose shumë formale për qëllimin e shkrimit. Hiragana përdoret gjithashtu për të shkruar furigana, një mjet leximi që tregon shqiptimin e karaktereve kanji.

Për ta ilustruar me një zbatim teorik në gjuhën shqipe mendoni sikur për çdo fjalë të kishte një simbol. Për shembull, fjala 'njeri' do të kishte shkruhej '人'. Kështu sa herë do të shihnit simbolin 人 do të mendonit fjalën 'njeri'. Ky sistem është mjaft praktik në pamje të parë pasi për fjalë të gjata si "kështjellë" ose "vendosmëri" mund të shpikim simbole të thjeshta qe lexohen shpejt dhe nuk zënë shumë vënd.

Megjithatë një ndër problemet e këtij sistemi është ndryshueshmëria e fjalëve. Emrat në shqip zgjedhohen dhe foljet lakohen, po ashtu edhe në japonisht. Kështu në shqip ekzistojnë disa forma të fjalës "kështjellë" si kështjellat (shumës), e kështjellës (gjinore f), i kështjellës (gjinore m), kështjellës (dhanore) e kështu me rradhë për çdo formë lakimi. Problemi bëhet edhe më i mprehtë kur merren parasysh foljet ku për 1 folje të vetme ka 21 kombinime kohë-mënyrë folje dhe 6 zgjedhime për secilën, gjë e cila jep 126 simbole për një folje të vetme!

Japonishtja e zgjidh këtë problem duke përdorur një simbol për çdo fjalë, por morfemat fjalëformuese (përgjithësisht mbaresat) shkruhen me hiragana.

Ka dy sisteme kryesore të renditjes së hiraganës : renditja e modës së vjetër iroha dhe renditja më e përhapur gojūon .

Destinations