Habsburg ( Hapsburgët )
Dinastia e Hapsburgëve (ose Shtëpia Habsburg) është një nga familjet më të shquara dhe madhështore të Evropës. Anëtarët e saj mbanin tituj e territore që shtriheshin nga Perandoria e Shenjtë Romake e deri në Spanjë dhe Gadishullin Ballkanik. Këta tituj mbaheshin nga dega kryesore, Shtëpia e Habsburgëve (1278-1780), dhe më pas nga pasardhësit e tyre Shtëpia e Habsburg-Lorena (nga 1780). Kryeqyteti perandorak ishte Vjena, përveçse në vitet 1583-1611, kur u zhvendos në Pragë. Nga 1804-1867 Habsburgët u thirrën "Perandoria Austriake" dhe nga 1867-1918 "Perandoria e Austro-Hungarisë", për shkak të prejardhjes së tyre nga Austria dhe lidhjet me Hungarinë.