Gjuha suahile

Gjuha Suahile, gjithashtu e njohur si Kiswahile (përkthyer: gjuha bregdetare), është një gjuhë Bantu dhe gjuha e parë e popullit suahili. Është një lingua franca e rajonit të Madh të Liqeneve të Afrikës dhe pjesëve të tjera të Afrikës lindore dhe jugore, duke përfshirë Tanzaninë, Keninë, Ugandën, Ruandën, Burundin, Mozambikun dhe Republikën Demokratike të Kongos (DRC). Komori, e folur në Ishujt Komore nganjëherë konsiderohet të jetë një dialekt i suahilishtes, ndonëse autoritetet e tjera e konsiderojnë atë një gjuhë të veçantë.

Vlerësimet e numrit total të folësve suahili variojnë shumë, nga 50 milion në mbi 100 milionë. Suahili shërben si gjuhë kombëtare e katër kombeve: Tanzania, Kenia, Uganda dhe DRC. Shikomor, gjuha zyrtare në Komoros dhe gjithashtu e folur në Majoti (Shimaore), është e lidhur me suahili. Suahili është gjithashtu një nga gjuhët e punës të Bashkimit Afrikan dhe është njohur zyrtarisht si një lingua franca e Komunitetit të Afrikës Lindore.

Një pjesë e rëndësishme e fjalorit suahili rrjedh nga arabishtja përmes kontaktit me banorët myslimanë arabishtfolës.