Çiftelia
Çiftelia është një vegël muzikore kordofone me dy tela që luhet me pendë, ndryshe i njohur si karadyzen dhe tamërr. Luhet nga malësorët e Pukës, Mirditës, Lumës, Malësisë së Gjakovës, Kosovës dhe Malit të Zi Jugor.
Përdorej për të shoqëruar rapsodi apo balada, njohur si këngë me çifteli, kënduar nga rapsodë si Dervish Shaqa. Tanimë përdoret shpesh ndër dasma a koncerte shqiptare.